Serbia po tenton ta shfrytëzojë vrasjen e policit serb për propagandë kundër shtetit të Kosovës dhe njëkohësisht t’iu hakmerret qytetarëve kosovarë.
Kështu thotë ish-kryeinspektorit të AKI-së, Burim Ramadani, duke komentuar vrasjen e policit serb dje në Loznicë të Serbisë.
Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se lidhur me rastin ka arrestuar dy të dyshuar që kanë transportuar autorin e vrasjes dhe se në vendin e ngjarjes është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga institucionet e Kosovës në emër të Artan Hajrizit – vëllait të Faton Hajrizit, i arratisur nga burgu i Smrekovnicës.
Ish-kryeinspektorit të AKI-së thotë se autoritetet në Beograd po përpiqen ta shfrytëzojnë si propagandë kundër Kosovës dhe të maltretojnë qytetarët e saj që kalojnë drejt perëndimit. Ramadani thotë se vrasja e policit serb nuk ka të bëjë asgjë me Kosovën.
“Prej asaj që dihet deri më tani duket që kemi të bëjmë me një akt kriminal, në të cilin institucionet e Kosovës dhe shteti i Kosovës në raporte bilaterale nuk ka përgjegjësi. Raste të tilla pavarësisht se janë të rënda për familjen e policit të vrarë në Serbi. Absolutisht nuk kanë të bëjë me ndonjë përgjegjësi për shtetin e Kosovës dhe si të tilla ka pasur raste gjithkund nëpër botë të rasteve kriminale”, tha ai.
Ramadani thotë se Serbia po tenton ta politizojë vrasjen e policit serb si akt kriminal.
“Serbia dukshëm që në minutat e parë ka tentuar që ta politizojë këtë akt kriminal, përse është jashtëzakonisht e nevojshme që Kosova ta sqarojë para partnerëve ndërkombëtarë që informatat e deritashme janë që ka të bëjë me akt kriminal jo të organizuar, të shtyrë, të nxitur nga shteti i Kosovës apo nga motive të tjera politike. Thjesht është një rast në të cilin Serbia tenton ta shfrytëzojë ta ndërtojë një propagandë kundër shtetit të Kosovës dhe njëkohësisht mund edhe të tentojë që t’i hakmerret qytetarëve të Kosovës duke, i maltretuar ata nëpër rrugët e Serbisë, sidomos mërgimtarët, të cilët vijnë në Kosovë dhe shfrytëzojnë rrugët e Serbisë, prandaj është e vlefshme thirrja që mërgimtarët e Kosovës, të shmangin domosdo rrugën nëpër Serbi. Jo vetëm sot por edhe ditët e ardhshme”, u shpreh Ramadani për KP.
Ai thotë se aktet kriminale duhet të ndëshkohen pasi si të tilla ato janë të papranueshme dhe nuk mund të bëhet përgjegjës një shtet i tërë.
“Është tepër e qartë se në secilën rast të akteve kriminale do të gjykohet sikurse një akt kriminal që ndodh edhe në vende të tjera dhe në të njëjtën kohë nuk ka përgjegjësi, e cila mund t’i faturohet një shteti apo një populli të tërë. Ne jemi dëshmitarë që akte të tilla kriminale duhet të ndëshkohen nga forca e drejtësisë, e ligjit dhe të njëjtën kohë që të deklarohet dhe të qartësohet se janë të papranueshme dhe si të tilla nuk janë të tolerueshme”, ka thënë ai.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se organet e sigurisë janë duke grumbulluar informacionet për rastin. Po ashtu, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka kërkuar mërgimtarëve ta shmangin lëvizjen nëpër Serbi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Zgjedhjet në Shqipëri, 42 mijë shtetasve nga diaspora u refuzohet aplikimi

Shala për grisjen e Kuranit në Prizren: Akt që duhet hetuar pa emocione nga organet e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës