LAJMI I FUNDIT:

Rama takon Tony Blair në Tiranë, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE dhe Ballkani i Hapur

Rama takon Tony Blair në Tiranë, në fokus integrimi i Shqipërisë në BE dhe Ballkani i Hapur

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me ish-kryeministër Britanik, njëherazi dhe këshilltar i tij, Tony Blair.

Sipas raportimeve në media, në fokus të takimit kanë qenë aksionet politike kryesisht të natyrës ndërkombëtare, ku theksi ka qenë te integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian e ndarë nga Maqedonia e Veriut, por edhe vijimi i iniciativës së Ballkanit të Hapur.

Report Tv raporton se takimi ka ndodhur në vilën 30 në zonën e bllokut në kryeqytet, e njohur si ish-vila e Mehmet Shehut, kryeministri i vendit në periudhën e regjimit komunist.


Report Tv sjell pamjet nga momenti kur Blair largohet nga vila 30.

Nuk ka njoftim zyrtar për takimin.

Gjithashtu, ky takim ka ndodhur pak minuta përpara mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste për propozimet e deputetëve për emrin e presidentit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori