Kryeministri Edi Rama u fut në një video live nga Brukseli, ku tha se po shkon në Hagë për të takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Rama shprehu shqetësimin e tij për mënyrën se si po funksionon drejtësia ndërkombëtare ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe theksoi se procesi është larg standardeve demokratike dhe të respektimit të të drejtave të njeriut.


Në këtë kontekst, Rama vlerëson se çdo vendim i ardhshëm duhet të reflektojë mbi standardet demokratike dhe integritetin e institucioneve ndërkombëtare.

Ai nënvizoi se mbështetja për Thaçin është një shenjë e qartë e angazhimit të Shqipërisë për drejtësi dhe demokraci.

"Jam rrugës për në Hagë ku do të takoj pas disa kohësh nga takimi i mëparshëm komandantin e UÇK-së, presidentin e Kosovës, i cili u mor nga zyra e tij dhe mbahet peng prej tanimë vitesh në një qeli të drejtësisë ndërkombëtare. Për turpin e madh të gjithë atyre që sponsorizojnë atë lloj drejtësie, ku shkeljet e standardeve, shkeljet e të drejtave të njeriut, shkeljet e të gjitha normave të procesit të rregullt ligjor janë e vetmja normë që ka karakterizuar këtë farsë. Ende opau, dënuar një president i zgjedhur demokratikisht nga populli, së bashku me tre bashkëluftëtarë që kanë mbuluar detyra të rëndësishme në Kosovë, mbahen të mbyllur, të izoluar", ka deklaruar Rama.



Ai ka shtuar se tani që ka mbaruar ekspozeja e pseudoprovave të akuzës dhe që ka mbaruar parada e dëshmitarëve qesharakë të sjellë në sallën e drejtësisë ndërkombëtare nga akuza, si dhe kanë mbaruar dhe dëshmitë tjera serioze të dëshmitarëve të mbrojtjes, pritet vendimi.

"Uroj dhe shpreh që viti i ardhshëm të jetë viti i mbylljes së perde së këtij teatri absurd të drejtësisë ndërkombëtare dhe daljes nga izolimi brutal i Thaçit dhe bashkëluftëtarëve të tij. Uroj që vendet demokratike që sponsorizojnë këtë gjykatë të reflektojnë mbi standardet e ulta, mbi nivelin poshtë vijave të kuqe të drejtësisë dhe demokracisë. Kjo është ajo që prej vitesh po ndodh me njerëz të cilët të vetmin faj kanë se u rebeluan ndaj një regjimi, të vetmin faj që morën armët për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin e tyre njerëzor, të drejtën e tyre të pamohueshme për të jetuar si njerëz të barabartë në këtë tokë, nën të njëjtin diell, dhe jo si një grup social i përndjekur për shkak të etnisë së vet në një diktaturë", u shpreh kryeministri Rama.

Rama tha se kjo është e vërteta dhe këtë nuk e mund të tundë dot askush.

"Një çekic absurd i drejtësisë ndërkombëtare ka lënë kokrrën e namit kur i themi ne shqip: fare du ate. Besoj se drejta do të fitojë, dhe këtu nuk ka dy apo tre të drejta, ka vetëm një të drejtë dhe është e drejta e bekuar përjetësisht me gjakun e heronjve, martirëve, dhimbjen e patregueshme të nënave, motrave, grave dhe vajzave të përndjekura e të sakatuara gjatë një periudhe nga më të zymtat për vetë Europën, në zemër të Europës”, tha ai./Euronews/