Rama në Katar, bisedime për nisjen e fluturimeve direkte mes dy vendeve

Vendosja e një linje direkte ajrore me Katarin ishte në qendër të bisedimeve të kryeministrit Edi Rama me drejtorin e përgjithshëm të “Qatar Airways”, Badr Mohammed Al-Meer.
Në kuadër të vizitës në Doha, Katar, kryeministri Rama zhvilloi një takim me drejtorin e përgjithshëm të “Qatar Airways”, me të cilin diskutoi për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri.
"Doha, Katar – Me Drejtorin e Përgjithshëm të Qatar Airways, Ing. Badr Mohammed Al-Meer, folëm për hyrjen e kompanisë prestigjioze në Shqipëri dhe ishallah do të kemi së shpejti fluturimet e Qatar Airways për Tiranë. Ndërsa ndau momente nga ky takim, Rama uroi që së shpejti të kemi edhe fluturimet e 'Qatar Airways' për Tiranë", ka shkruar Rama.
Prej ditës së djeshme, kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Katar, ku fillimisht u prit nga kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheikh Mohammad bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani.
Në këtë vizitë, Rama shoqërohet nga ministri i Financave, Petrit Malaj si dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo. /Telegrafi/


















































