LAJMI I FUNDIT:

Rama mbërrin në Spanjë për takimin e Komunitetit Politik Evropian

Rama mbërrin në Spanjë për takimin e Komunitetit Politik Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbërriti sot në Granada, Spanjë për takimin e Komunitetit Politik Evropian.

Rreth 50 liderë evropianë priten sot në Granada, Spanjë, si pjesë e një mbledhjeje të zgjeruar të quajtur Komuniteti Politik Evropian (EPC), me fokus në përmirësimin e bashkëpunimit, pavarësisht nga përkeqësimi i konflikteve dhe tensioneve në kontinent.

Takimi i tretë i tillë ka për qëllim t’u japë vendeve një shans për të nxitur dialogun përtej kufijve të 27 anëtarëve të Bashkimit Evropian në mes të sfidave të paraqitura nga kriza të tilla si lufta e Rusisë kundër Ukrainës.


Veprimtaria synon gjithashtu të ofrojë mundësi për liderët që të takohen në grupe më të vogla për bisedime jozyrtare, pa simbolikën dhe protokollet e vizitave shtetërore.

Komuniteti Politik Evropian është platformë për koordinim politik e krijuar mbi bazën e propozimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, e cila synon nxitjen e dialogut dhe bashkëpunimit për çështje me interes të përbashkët, forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në kontinentin evropian. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Fillon numërimi i votave për kandidatë, KQZ: Do të bëhet edhe verifikimi i votave për parti

Politikë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori