Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u prit sot në Shkup nga zëvendës Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubin, me rastin e mbledhjes së përbashkët midis dy qeverive.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka shkruar se ka nisur një “ditë të mirë pune e marrëveshjesh që na afrojnë dhe na forcojnë edhe më shumë”.
Marrëveshjet, Memorandumet dhe Protokollet që pritet të nënshkruhen:
1.Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Europiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të RSh.
2. Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e trajnimeve.
3. Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.
4. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes.
5. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për formimin e ekipeve të përbashkëta të punës në sferën e sigurisë.
6. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë.
7. Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
8. Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së finansave-Drejtoria e Doganës e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministria për Financave dhe ekonomisë – Drejtoria gjenerale për doganë e Republikës së Shqipërisë për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë (Republika e Maqedonisë së Veriut – Qafë – Thanë Republika e Shqipërisë).
9. Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Europian ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë.
10. Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë.
11. Memorandum bashkëpunimi ndërmjetMinistrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.
12. Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
13. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë lidhur me lekturën/redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.
14. Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës të Republikës së Shqipërisë lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe.
15. Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2023-2026.
16. Memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve ndërmjet Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë.
17. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.
18. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë
19. Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.
20. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim për zhvillimin e lidhjes rrugore.
21. Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës të Republikës së Shqipërisë në fushën e digjitalizimit. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BDI: VLEN-i nuk ka as autonomi politike, as integritet e as legjitimitet për të mbrojtur interesat e shqiptarëve

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

VLEN: BDI e ndryshoi ligjin për personat që janë në “listën e zezë” të mos kenë funksione shtetërore

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Departamenti amerikan i Mbrojtjes: Nuk ka ndryshime të planifikuara për trupat në Kosovë

A po rrezikon Kurti arrestimin për shkak të mos paraqitjes në prokurori për intervistim? Flasin njohësit e sistemit të drejtësisë

Shoqatat e dala nga lufta bëjnë homazhe në Prekaz, Jashari: Në qeveri ka njerëz anti-UÇK

NJSI dhe K-9 ndërhyjnë në Prishtinë – arrestohet një person, konfiskohen armë dhe municion

Siguria në Kosovë - ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime përgjatë kufirit në veri

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi