LAJMI I FUNDIT:

Rama: Lufta e Ukrainës, luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira

Rama: Lufta e Ukrainës, luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira

Kryeministri Edi Rama drejtoi dje në selinë e OKB-së në Nju-Jork, Debatin e Hapur të Nivelit të lartë, ku Presidenca Shqiptare e Këshillit të Sigurimit drejton një nga sesionet më të rëndësishme me temë “Respektimi i qëllimeve dhe i parimeve të Kartës së OKB-së nëpërmjet multilateralizmit: “Ruajtja e paqes dhe sigurisë së Ukrainës”.

Në tryezë mori pjesë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe 50 krerë shtetesh.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se, “mund të kemi dallime, sigurisht që mund të kemi dallime për mënyrën se si ta mbështesim Ukrainën në luftën e vetë për liri dhe dinjitet, mund të kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të përfundojë kjo luftë dhe ti diskutojmë, por do të ishte një fyerje për inteligjencën e kësaj organizate në qoftëse nuk pranojnë njëzëri dhe nuk themi me zë të lartë, kush është agresori dhe kush është viktima e agresionit. Është i njëjti dallim i mprehtë midis luftës e paqes, siç do t’iu kujtonte Tolstoi. Kthehuni dhe lexojini edhe njëherë”.


“I treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë”: Zelensky shpërndan videon ku Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB
Lexo po ashtu “I treguat botës se si ta trajtojë saktë Rusinë”: Zelensky shpërndan videon ku Edi Rama përplaset me përfaqësuesin rus në OKB

“Nëse nuk pranojmë këtë të vërtete të qartë si kristali, jo vetëm që po zhgënjejmë Ukrainën dhe popullin e saj, po gjithashtu edhe nuk po përmbushim përgjegjësinë tonë, po komprementojmë të ardhmen dhe po tradhtojmë të gjithë fëmijët tanë. Lufta e Ukrainës është një luftë e gjithkujt që aspiron të jetojë në një botë ku kombet janë të lira e të barabarta, ku tërësia territoriale është e patjetërsueshme, dhe e drejta për të jetuar në paqe e padiskutueshme. E kundërta jo vetëm është ditë shkurtër, por tejet e rrezikshme për të gjithë që janë në këtë çati”, tha Rama. /Telegrafi/

kryem,inistri

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori