Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se nuk ka plan për mbledhje të dy qeverive mes Tiranës dhe Prishtinës.
Ai përmendi grupin e unitetit për politikë të jashtme, teksa theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake. Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ku i është dhuruar “Çelësi i Qytetit”.
Kryeministri shqiptar shtoi se po punohet për opsionet më të mira të hekurudhës Durrës-Prishtinë.
Rama shtoi se hekurudha Durrës-Prishtinë i është nënshtruar një analize për opsione më të mira.
“Është ky një projekt që e kemi bashkë në trajtim bashkërisht me Qeverinë e Kosovës, ne punojmë bashkë me Qeverinë e Kosovës, të tjerat pastaj janë në barcoleta për thashethemet mediatike. Në thelb ne punojmë bashkë edhe hekurudha Durrës-Prishtinë tani i është nënshtruar një analize për opsione më të mira, pastaj do të duhet të presim studimin e fizibilitetit dhe pastaj do të duhet të hyjmë në procesin e financimit”, theksoi ai.
Në vizitën e Ramës në Prishtinë, nuk ka qenë në agjendë takimi me homologun e tij nga Kosova, Albin Kurti.
Kryeministri shqiptar u pyet për raportet me “vëllain e vogël”.
“Vëllain e vogël e kam në Tiranë është drejtor i klubit ‘Partizani’, Olsi Rama…Ma bëtë pyetjen me shpresën që të më fusni në kurth por jam mësuar me këto kurthet. Po rashë në kurth hidhem vet, nuk më fut dot njeri”, deklaroi ai para mediave.
Në konferencë për media, Rama u pyet edhe për mbledhjen e dy qeverive.
“Nuk ka plan për një mbledhje”, u përgjigj ai shkurt.
Ndërkaq, sa i përket grupit të unitetit për politikë të jashtme, Rama theksoi se duhet të ketë ndarje të interesit kombëtar nga ato partiake.
“Nuk është çështje personash, është çështje qasje, është çështje e ndarjes së interesit kombëtar nga interesat partiake dhe nga interesat e brendshme politike. Sepse unë besoj që kur Shqipëria dhe Kosova dalin jashtë kufijve nëpërmjet të zgjedhurve të tyre, aty janë një. Në kuptimin që Shqipëria është shteti i shqiptarëve, Kosova është shteti i shqiptarëve të Kosovës dhe i pakicave që mos të na thënë që po bëjmë ndonjë ‘provokacia’. Interesi kombëtar është ai që përcakton politikën e jashtme dhe është ai mbi të cilën pastaj përcaktohet edhe mënyra se si të tjerët na shohin. Dhe në këtë aspekt Ibrahim Rugova është njeriu që krijoi për Kosovën pasurinë më të madhe natyrore që janë aleatët dhe miqtë e Kosovës. Dhe po ashtu dha një shembull të jashtëzakonshëm me ekipin e unitetit që do të ishte një ide shumë e mirë”, u shpreh ai.
Në takimin me kryetarin e Prishtinës, kryeministrit shqiptar, Edi Rama i është dhuruar “Celësi i qytetit”, ku Rama lavdëroi punën e kryetarit të kryeqytetit.
“Është kënaqësi që mu dha mundësia të vizitojë bashkinë dhe të ju vizitojë juve personalisht në zyrën tuaj. Më vjen shumë mirë qe do të kthehem me Çelësin e Prishtinës. Kujtoj qe në vitin 2008 kur Hashim Thaçi drejtonte qeverinë e parë të pavarësisë, unë i dhashë Çelësin e Tiranës si kryeministër i Kosovës dhe sot jam unë që e marrë çelësin si kryeministër i Shqipërisë. Ndërkohë që më duhet them qe i ndjek me kuriozitet përpjekjet e kryetarit të bashkisë këtu në Prishtinë, me kushtet e një kryeqyteti që rritet, që ka sfida të mëdha si çdo kryeqytet në botë dhe që ka nevojë për lidership dhe për mbështetje të vazhdueshme nga të zgjedhurit e vet”, tha Rama.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Clarke përshkruan viktimat që ZPS-ja ia prezantoi në fotografi, për disa thotë se kanë vdekur nga plumbi e disa janë goditur me mjete të forta
Vrasja e Kristian Markut në autostradën Fier-Vlorë, detaje nga hetimet: Vrasësit dyshohet se ikën në Kosovë
Dyshohet se ofruan shërbime seksuale me pagesë, arrestohen gjashtë persona në Prishtinë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!