Rama: Atmosferë e bukur e festave të nëntorit në shkolla

Në të gjitha shkollat e vendit prej disa ditësh po ndihet atmosfera e përgatitjeve në prag të festave të 28 dhe 29 nëntorit, ditës së Pavarësisë dhe asaj të Çlirimit.
Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale disa punime që nxënësit kanë krijuar përmes programit “Art dhe Zeje” me motivet e festave.
“Pak çaste nga atmosfera e bukur e festave të Nëntorit në shkollat tona, ku gjithçka merr jetë falë duarve të fëmijëve, përkushtimit të mësuesve dhe mbështetjes së prindërve përmes programit Art dhe Zeje”, shkruan Rama.
Në programin “Art dhe Zeje” nxënësit shprehin talentin e tyre përmes vizatimit, pikturës dhe punimeve me dorë. Ky program është shtrirë edhe këtë vit të ri shkollor në 100 shkolla të tjera për të nxitur kreativitetin tek fëmijët e të rinjtë dhe për të promovuar të mësuarin përmes artit.
Këtë javë në Shqipëri më 28 nëntor festohet 113- vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe më 29 nëntor 81-vjetori i Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore. /Telegrafi/
















































