Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka ngritur shqetësimin e bizneseve lidhur me ndryshimet e fundit për furnizimin e tyre me energji elektrike.
Sipas Rafunës, bizneset nuk janë kundër daljes në tregun e hapur, por shqetësimi kryesor mbetet koha e shkurtër e tranzicionit dhe ndikimi i drejtpërdrejtë në çmimet e prodhimeve.
“Le të kuptohemi që në fillim, bizneset nuk i rezistojnë daljes në tregun e hapur. Përkundrazi, tregu i hapur ka si qëllim strategjik rritjen e konkurrencës, duke iu mundësuar bizneseve të gjejnë furnizues me çmime më të favorshme dhe furnizim më të qëndrueshëm me energji elektrike. Megjithatë, bizneset janë njoftuar shumë vonë dhe afati deri më 1 qershor është shumë i shkurtër për t’u përgatitur për këtë ndryshim”, theksoi Rafuna në RTV Dukagjini.
Sipas tij, Oda Ekonomike ka analizuar situatën dhe ka vërejtur se çmimi i energjisë elektrike mund të rritet nga 50% deri në 100% për bizneset që kalojnë në tregun e hapur.
Ky ndryshim automatikisht do të ndikojë në çmimin e produkteve të tyre, duke i bërë ato më të shtrenjta si në tregun e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Në një takim të mbajtur në Odën Ekonomike, me pjesëmarrjen e rreth 100 bizneseve dhe përfaqësuesve të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), bizneset shprehën pakënaqësinë e tyre për mungesën e paralajmërimit të duhur dhe mungesën e një faze tranzicioni.
Rafuna theksoi se shumë biznese kanë kontrata të lidhura për një vit për shitjen e produkteve të tyre, dhe rritja e menjëhershme e kostos së energjisë do të ndikojë negativisht në konkurrueshmërinë e tyre.
“Po ashtu, kemi shqetësime serioze edhe për eksportet e bizneseve tona. Nëse rritet çmimi i produkteve për shkak të kostove të larta të energjisë, mund të ulet kërkesa për produktet e Kosovës në tregun ndërkombëtar, duke vënë në rrezik marrëveshjet tregtare që bizneset kanë ndërtuar me shumë mund”, shtoi Rafuna.
Ai gjithashtu vuri në dukje se vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë zbatuar subvencione për të ndihmuar bizneset gjatë kalimit në tregun e hapur të energjisë, ndërsa në Kosovë nuk ka asnjë formë mbështetjeje nga institucionet qendrore apo lokale.
Në këtë kontekst, Oda Ekonomike e Kosovës ka kërkuar nga Avokati i Popullit që të shqyrtojë mundësinë për ta çuar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar një shtyrje të afatit për të paktën një vit, në mënyrë që bizneset të kenë kohën e nevojshme për t’u përgatitur.
“Bizneset nuk janë kundër reformave, por kërkojnë një periudhë kalimtare për të bërë një tranzicion të drejtë dhe të qëndrueshëm”, përfundoi Rafuna.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenca kundërshton propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike

“Presso and More” vjen në Galeria Shopping Mall – Shija e përkryer e kafesë!

ZRRE mohon se ka pasur bllokim të pranimit të komenteve nga qytetarët rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike

Rritje të pagës minimale mbi 500 euro dhe 100 milionë euro për barnat esenciale - Kurti shpalos planet për të ardhmen

ZRRE mohon se ka pasur bllokim të pranimit të komenteve nga qytetarët rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike

Tatimi në pronë e paralajmërimi për shtrenjtimin e rrymës, Asociacioni i komunave: Po rëndohet buxheti i qytetarëve dhe bizneseve

Kurseni më shumë, festoni më mirë: Në Emona Center zbritje ekskluzive për Fitër Bajram

ZRRE njoftoi se konsumatorët mund të dërgojnë komente rreth shtrenjtimit të energjisë elektrike, por e-mail i tyre gjendet jashtë funksionit

Realizoje jetën e rehatisë dhe komoditetit në Kompleksin Linda

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Abdixhiku i përgjigjet Haradinajt: LDK nuk ndryshon qëndrimet, presioni veç na forcon

Banorët e BBVA 4 sfidohen me pyetje historike, vetëm Laerti gjen përgjigjet e sakta - Gjesti çohet dhe ikën: Nuk dua të bëhem hor në TikTok

Pse u pezullua dhe çfarë do të thoshte rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak në Gjermani?

Publikohen videot që Atletico i ka dërguar në UEFA kundër Real Madridit

Arrestohet taksisti në Gjilan, dyshohet se ka shfrytëzuar vajza për shërbime seksuale

Cyrih, gruaja e moshuar fut kosovarin në kurth duke e joshur me shufra ari false