Mesfushori Rafinha është shumë afër kompletimit të transferimit te Interi.

Mesfushori që ka mbrojtur ngjyrat e Barcelonës po qëndron në Milano.


Rafinha 3 1 e1516356216381

Ai sipas mediave italiane i ka kaluar me sukses testet mjekësore, kurse aktualisht po qëndron në zyret e klubit për të finalizuar detajet.

Rafinha pritet të shtojë kualitetin e Interit në mesfushë, një repart ku Nerazzurët kanë pasur probleme.

rafinha 1

Rafinha kështu konfirmohet si përforcim i Interit pas forcimit të mbrojtjes me Lisandro Lopezin.

Nerazzurët besohet se e kanë siguruar Rafinhan në formë huazimi me mundësi të blerjes për 35 milionë euro.

Interi ka tetë ndeshje pa fitore në të gjitha garat. /Telegrafi/

telegrafi sport app