Ish-zëvendësministri Radoica Radomiroviq, ka akuzuar ministrin Nenad Rashiq se po tenton të mbulojë mospunën e vet, me shkarkimin e tij. Ai mohoi të gjitha akuzat për bashkëpunim me agjencitë sekrete serbe, duke i cilësuar atë si të pavërteta.
Radomiroviq kritikoi ministrinë që udhëheq Rashiq për menaxhimin e fondeve dhe theksoi se ndihmat për veriun janë të pamjaftueshme, duke sugjeruar se nga disa milionë euro janë ndarë vetëm 140 mijë.
Ai përmendi gjithashtu se ka pasur shpërndarje të parave, por pa transparencë për destinacionin e tyre.
“Fillimisht, Rashiq tenton ta mbulojë mospunën e tij. Unë personalisht i njoh shumicën e banorëve të Kosovës, dhe ata shpesh nuk i dinë të drejtat që iu takojnë. Sa i përket bashkëpunimit tim me agjencitë sekrete serbe, kjo është sigurisht e pavërtetë dhe nuk qëndron. Këto akuza nuk qëndrojnë. Një rast konkret janë anëtarët e komunave veriore; ata kanë qenë të ndaluar të kalojnë kufirin, për shkak se punojnë për institucionet e Kosovës. Shumica prej tyre janë bashkëpunëtorët e mi. Duhet ta pyesim edhe ministrin Rashiq, se a iu ndodhi ndonjë e njëjtë edhe bashkëpunëtorëve të tij”, ka deklaruar ai në Debat Plus.
Sa i përket testit të sigurisë, Radomiroviq thotë se “si është e mundur të jem zv/ministër nëse nuk i kam bërë ato kontrolla dhe teste? Unë them se kjo nuk është arsyetim i pranueshëm, sepse nuk qëndron”.
Ai pretendoi se nga disa miliona euro, vetëm 140 mijë janë ndarë për ndihmat në atë zonë dhe se nuk ka pasur transparencë për destinacionin e shumave të ndara.
“Problemi kryesor ka qenë me paratë. Nuk kam hyrë në këtë post për të marrë pjesë në integrimin e serbëve të Kosovës, dhe kjo ishte lidhur me ndihmën. Derisa nuk ekzistojnë ndihma të mëdha, milionat që kanë qenë në pyetje janë të paqëndrueshme. Sa i përket pjesëmarrjes së madhe që jetojnë në veri, është e mjaftueshme se si ministria ndan disa miliona për veriun. Kjo nuk është shumë e mjaftueshme; duhet të jetë më shumë. Nga disa milionë në 140 mijë është shumë e vogël. Ky është problemi. Ne kemi po ashtu njerëz nga Zubin Potoku, ata e dinë për çfarë po flas, që kanë marrë rreth 30 mijë euro.
Por çështja është se nuk dihet se ku janë dërguar ato para. Kjo është çështja kryesore”, ka thënë Radomiroviq në Debat Plus.
Ndërkohë, ministri Rashiq kishte sqaruar në fund të shtatorit se shkarkimi i Radomiroviqit kishte ardhur për shkak të dyshimeve për përfshirjen e tij në aktivitete në veri, bazuar në informacione të siguruara nga ministritë përkatëse të Kosovës. Rashiq shtoi se kishte kërkuar dorëheqjen e Radomiroviqit për shkak të performancës së dobët, por pasi ai refuzoi, u detyrua të kërkonte shkarkimin e tij.
Ministri Rashiq gjithashtu përmendi se Radomiroviq nuk kishte kaluar testet e sigurisë dhe se disa veprime të tij janë nën hetim për përvetësime gjatë periudhës së kaluar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës