LAJMI I FUNDIT:

Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi

Radoiçiq pa aktakuzë zyrtare në Serbi

Pavarësisht pranimit të fajësisë, Milan Radoiçiq nuk është akuzuar ende nga autoritetet serbe.

Avokati Ivan Niniq thotë se procesi po shtyhet për të ulur presionin ndërkombëtar mbi Serbinë. Ai thekson se drejtësia në Beograd mund të mos e ndjekë penalisht Radoiçiqin ose ta bëjë këtë vetëm në kuadër të një marrëveshjeje politike.

Serbia ende nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë kundër Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, edhe pse ai ka pranuar se ka organizuar sulmin terrorist në Banjskë në Kosovë.


Avokati Ivan Niniq nga Beogradi vlerëson se procesi po shtyhet për të fituar kohë dhe për të ulur presionin ndërkombëtar mbi Serbinë.

“Nuk jam optimist se drejtësia në Beograd do ta procesojë Radoiçiqin, madje edhe nëse ndodh, kjo do të jetë në marrëveshje me të. Një situatë në të cilën Vuçiq e lëshon Radoiçiqin për të vuajtur një dënim është e paimagjinueshme për momentin në këtë lloj sistemi politik. Sigurisht, presioni ndërkombëtar do të jetë i pranishëm”, thekson për RTK-në, Ivan Niniq, avokat nga Beogradi.

Radoiçiq pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim
Lexo po ashtu Radoiçiq pret vendimin për aktakuzën në Serbi, Kosova këmbëngul në ekstradim

Edhe pse para më shumë se një muaji u njoftua ngritja e aktakuzës, Prokuroria e Lartë në Beograd nuk ka marrë ende një vendim.

Niniq thekson se nëse Serbia do të bëhet pjesë e BE-së, duhet të marrë përgjegjësinë për veprimet e Radoiçiqit dhe ta zbardhë këtë çështje. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi penale.

Sipas Niniq, Prokuroria e Beogradit nuk ka juridiksion mbi Radoiçiqin, pasi Serbia, duke nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, ka pranuar gjykatat e Kosovës.

Ai parashikon dy mundësi: që Radoiçiq të gjykohet në Prishtinë në mungesë ose me mundësinë e paraburgimit. Çështja e sfondit politik të operacionit mbetet e paqartë.

“Banjska nuk do të duhej të kishte ndodhur kurrë dhe nuk do të kishte ndodhur nëse autoritetet në Beograd nuk do ta dinin, nuk do ta kishin organizuar dhe thjesht nuk do të kishin dhënë dritën jeshile. Pyetja është, a do ta zbulojmë ndonjëherë qëllimin e Banjskës?”, tha ai.

Niniq vlerëson se sulmi në Banjskë kishte pasoja serioze politike për Serbinë. Edhe pse Prokuroria e Lartë ende nuk ka dhënë informacion të saktë për hetimin, ekspertët mendojnë se çdo proces eventual mund të jetë rezultat i një marrëveshjeje politike.

Në trend Lajme

Më shumë
Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Po udhëtonte drejt Londrës, udhëtarja nga Shqipëria kapet me 124 boksa cigare në Aeroportin e Prishtinës

Kronika e Zezë
Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Mbi 66 për qind e votave me postë të numëruara – këta janë dhjetë kandidatët më të votuar nga LVV, LDK, PDK e AAK-Nisma

Lajme
LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

LVV dhe LDK përplasen për shkak të një vote

Lajme
Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Numërimi i votave nga diaspora, Abdixhiku: Nuk arritëm rezultatin e menduar, por jemi rritur plot 70 mijë vota

Lajme
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme
Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Numërimi i 66.31 për qind e votave me postë – LVV e para në 19 komuna përfshirë edhe ato me shumicë serbe, pasojnë LDK e PDK

Lajme
Kalo në kategori