Herët në mëngjes ia mësynë Ambasadës së Gjermanisë në Shkup. Duke pritur me muaj të tërë terminin për të dorëzuar dokumentet për vizë pune, këta qytetarë thonë se mezi po presin të ikin nga vendlindja e tyre. Dëshpërimi i tyre vërehej në fytyrat e ngrysura, madje shumë prej tyre hezitonin edhe të flisnin. Nëpunësit civil të ambasadës thonë se radhë të gjata bëhen çdo ditë, por nuk deshën të tregojnë shifra, moshën mesatare apo profesionet, me arsyetimin se janë informacione të klasifikuara. Arbeni thotë se ka pritur 11 muaj për të ardhur në radhë që të aplikoj për vizë pune. Ai shprehet se vështirësitë ekonomike po e shtyjnë që të largohet nga familja.
“Punë këtu ka, por dobët paguajnë. Pagesat janë të vogla, kështu që nuk arrihen shpenzimet. Të ardhurat dhe të dhënat janë dallim i madh. Do të thotë të dhënat janë dyfish më të mëdha sesa të ardhurat. Jetesë këtu ka, por nuk është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e çdo personi. Aq më pak për të mbajtur familje të ardhurat nuk janë të mjaftueshme.”
“Për çka vendosët të shkoni në Gjermani? Për jetë më të mirë!Nuk ju kanë ofruar ndonjë punë këtu? Jo!”
“A keni studiuar apo çfarë profesioni keni? Kam mbaruar gjimnazin, shkollën e mesme!”
“Atje ku jetoni ju në Rostushe, a ka shumë të rinj që kanë dal jashtë shteti. Po, ka shumë.”
Sipas të dhënave të “Eurostatit”, mes vitit 1998 dhe 2011 në mënyrë legale më shumë se 10% e qytetarëve emigruan nga Maqedonia, kryesisht drejt vendeve të BE-së, si Gjermania, Italia, Austria, Sllovenia, por edhe drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Australisë. Njëri nga qytetarët të cilin e takuam para ambasadës u shpreh i dëshpëruar nga autoritetet e shtetit për shkak siç tha ai ka qenë i kushtëzuar për punësim me librezë partiake. Andaj mbijetesën e sheh sa më larg prej këtu.
“Ide e mirë nuk është, por duke pritur qe 20 vjet, nuk i kemi vjedh e as nuk i kemi tradhtuar. Por, ata na kanë tradhtuar na kanë bërë ‘gjizë’. Kush i ka fajet? Po dihet se kush i ka fajet! A mendoni se shteti nuk ka bërë aq sa duhet për juve? Asnjëherë nuk ka bë e as nuk bën dhe nuk do të bëj!”
“Ndonjë apel për rininë? S’ka apel, kush si ka mundësi le të ikin sa më parë se këtu s’ka bukë. Pa parti, pa librezë partiake s’ka asnjë gjë.”
“Jo, në punë jam, mirëpo mendojmë për më mirë. Do të thotë se nuk i kemi kushtet e mjaftueshme e as nuk shohim perspektivë këtu. Çfarë mendimi keni për rininë që po largohet? Nuk është mirë, por zori të shtynë të gjesh një të ardhme më të mirë.”
Të dhënat nga Banka Botërore tregojnë se në dekadën e fundit, 20% e popullsisë jetojnë jashtë vendit, në mesin e tyre ¼ e me diplomë universiteti e kanë braktisur Maqedoninë e Veriut. Këto shifra alarmojnë se vendi ka statistikat më të larta në Evropën Juglindore sa i përket migrimit. Në mungesë të regjistrimit të popullsisë, Enti Shtetërorë i Statistikave nuk ka të dhëna për gjendjen reale. Por, sipas vlerësimeve të Forumit Ekonomik Botëror deri në fund të vitit 2018, pothuajse 70.000 shtetas të Maqedonisë ose 3,5% e popullsisë me më pak se 2 milion banorë, kanë marr shtetësinë bullgare për të punuar lirshëm jashtë vendit./Alsat-M/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/albini-festa-1-380x233.jpg)
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-380x233.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476834634_1337178704429895_4011526396496234746_n-e1739225031483-380x233.jpg)
Sali Berisha përgëzon subjektet politike për zgjedhje: Kosova votoi! Kosova frymëzon!
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/474563040_598786249711587_3495130759191672433_n-e1739209156993-780x439.jpg)
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht