Një elektricist ka humbur jetën në Mirditë pasi ra në kontakt me rrymën elektrike.

Policia tha se ngjarja ndodhi rreth orës 12:00, në Rrëshen, ku shtetasi E. B., rreth 37 vjeç, elektricist, gjatë punës në një shtyllë elektrike, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën.


Gjatë punës janë lënduar lehtë edhe shtetasit Z. P., 60 vjeç, dhe T. D., 58 vjeç, elektricistë.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. /euronews.al/