Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka bërë të ditur se derisa një qytetar e kishte deklaruar kuletën e humbur me dokumente personale e para në shumën prej 600 euro, është paraqitur qytetari i cili i gjetur kuletën dhe kishte sjellë në Polici.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 19:30, në Stacionin Policor në Pejë.
“Kuleta së bashku me dokumente dhe paratë që kishte në kuletë iu janë kthyer qytetarit…
Me këtë rast Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e bërë dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatë.
Policia apelon tek qytetarët që shembuj të tillë të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës të vazhdojnë edhe në të ardhmen. /Telegrafi/