LAJMI I FUNDIT:

Qytetari gjen portofolin me para në Viti dhe e dorëzon atë në Polici

Qytetari gjen portofolin me para në Viti dhe e dorëzon atë në Polici

Një qytetar në Viti ka gjetur një portofol me para dhe dokumente, dhe që i njëjti ka dorëzuar atë në Polici.

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:00, transmeton Telegrafi.

“Më datë 11.06.2023, rreth orës 12:25 nё stacionin Policor nё Viti, ka ardhur qytetari i cili deklaron se kishte gjet një portofol me dokumente personale dhe para të gatshme në shumë prej treqind e njëzet e një (321) euro dhe një frang Zvicerane. Policia e Kosovës në Viti përmes rrugëve operative e ka gjet personin të citit i kishte humbur portofoli, dhe të njëjtit i kthehet sё bashku me dokumente dhe paratë qё i kishte nё të”, bëhet e ditur në njoftim.


Me këtë rast, Policia e Kosovës, falënderon qytetarin për veprimin e ndershëm dhe nivelin e lartë të përgjegjësisë qytetare.

“Apelojmë tek qytetarët, qё shembuj tё tillë tё bashkëpunimit me Policinë e Kosovës tё vazhdojnë edhe nё tё ardhmen”, vijon tutje njoftimi. /Telegrafi/