LAJMI I FUNDIT:

Qytetari e zë ngushtë Ali Ahmetin (Video)

Qytetari e zë ngushtë Ali Ahmetin (Video)

Një qytetar i Shipkovicës sonte në Zhelinë e pyeti publikisht Ahmetin se si mund që Gruevski të vizitojë Shipkovicën dy herë pa prezencën e asnjërit funksionarë të BDI-së, transmeton Telegrafi.

“Koalicioni qeverisës më të cilën ju veproni nuk e keni në kontroll. Kryeministri shumë pak konsultohet me ju. Gruevski ka qenë dy herë në Shipkovicë pa prezencën e asnjë përfaqësuesit të BDI-së, kjo ishte brengosëse për mua” u shpreh banori i Shipkovicës, njofton TetovaSot.

Ahmeti iu përgjigj duke i thënë se vajtja e Gruevskit në Shipkovicë është menaxhuar nga ministri i ekonomisë Bekim Neziri.
“Gruevski ka kërkuar të vizitojë vëndngjarjen, ai është kryeministër, sepse edhe ai ka obligim, por edhe një herrit duhet rehabilitim. Shipkovica është vendi im, unë shkova morra pjesë në ceremoni varrimi, por të gjithë ministrat kanë qenë të angazhuar me projekte, në detaje tu ndihmojnë banorëve të Shipkovicës. Unë nuk bëjë foto në një tragjedi” u shpreh lideri i BDi-së Ali Ahmeti sonte në një prezantim në Zhelinë./Telegrafi/