LAJMI I FUNDIT:

Qytetarët ankohen se në Mitrovicë e Vushtrri është ndërprerë dhënia e infuzioneve, MSh del me njoftim

Qytetarët ankohen se në Mitrovicë e Vushtrri është ndërprerë dhënia e infuzioneve, MSh del me njoftim

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të martën se pas ankesave të pranuara nga qytetarët se në Komunën e Mitrovicës dhe në Komunën e Vushtrrisë është ndërprerë dhënia e infuzioneve në nivelin e Kujdesit Parësor Shëndetësor (KPSh), inspektorati shëndetësor ka realizuar inspektime specifike në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë dhe QKMF në Vushtrri.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve nga stafi udhëheqës është kërkuar që të respektohet ligji në fuqi, Udhëzimi Administrativ UA 04/2020 dhe rregulloret të cilat obligojnë institucionet e kujdesit parësor shëndetësor që të ofrojnë trajtimin ditor me infuzione.

“Sipas raportit, përderisa në Komunën e Vushtrrisë kjo terapi është dhënë kryesisht por ka munguar me raste, në QKMF në Mitrovicë është konstatuar se nuk është vepruar sipas ligjit në fuqi i cili ua siguron qytetarëve edhe shërbimet intravenoze nën mbikëqyrjen e mjekut familjar”, thuhet në komunikatën për media.


Tutje, MSh ka bërë të ditur se udhëheqësit e QKMF-ve në të dy komunat janë urdhëruar që konform legjislacionit në fuqi të rifillojë shërbimi i dhënies së infuzioneve që qytetarët të kenë mundësi të shfrytëzojnë këto shërbime shëndetësore.

“Aksionet e Inspektoratit Shëndetësor do të vazhdojnë do të ndërmerren masa të pakopromis ndaj çdo institucioni i cili nuk i respekton ligjet në fuqi”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

​Turistë nga Shqipëria e Spanja në Prizren, qyteti me histori dhe bukuri natyrore

Lajme
​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

​Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

Lajme
Kalo në kategori