Qytetarët do të paguajnë faturën e ngrohjes jo me metër katror por aq sa konsumojnë

Mbi dy mijë prishtinas kanë hapur dyert e banesave të tyre për instalimin e pajisjeve në radiatorët e kyçjes në ngrohtoren Termokos. Ky është projekti i parë i cili po zbatohet dhe mundëson rregullimin vetanak të temperaturave.
Që nga ky sezon dimëror, qytetarët do të paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi, e jo nga metrat katrorë të hapësirës e cila ngrohet. Projekti “Prishtina Heat Save”, në vlerë prej më shumë se nëntë milionëve financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) dhe Komunës së Prishtinës.
Që nga muaji korrik, ekipet e autorizuara kanë filluar punën në shumë lagje të kryeqytetit.
Për më pak se 30 minuta, para pak ditëve janë instaluar pajisjet në radiatorët që ka në banesë Ilirian Hoxha i cili është banor në lagjen “Dardania”.
“Sa të shpenzojmë edhe paguajmë, do të thotë nuk mund të bëjmë dëm. Kush dëshiron të ngrohet më shumë, paguan më shumë. Kush dëshiron të ngrohet më pak, paguan më pak”, thotë Hoxha.
Edhe Ditare Ymeri nga lagjja “Dardania” ka mirëpritur ekipet e “Prishtina Heat Save”, për instalimin e këtyre pajisjeve falas.
“Unë po mendoj që ka qenë më mirë, se për shembull unë nuk i përdori krejt radiatorët, paguaj 64 euro. E kështu kur të vjen me matës, paguaj aq sa kam shpenzuar. Se tash ndoshta dikush nuk i ndal, unë i ndali sepse bëhet shumë nxehtë tek unë. Lartë është nxehtë, përfundi nxehtë, bëhet deri në 30 gradë Celsius. Por, tre radiatorë i ndali. Natën në dhomat e gjumit i ndali se nuk mund të fle… Për mua është mirë, është pozitive”, tregon ajo.
Specialistja për energji në MCC, Drita Desku tregon detaje të këtij projekti dhe rëndësinë e instalimit të këtyre pajisjeve në radiator.
“Projekti “Heat Save”, siç e kemi brenduar me këtë emër, përfshin instalimin e pajisjeve matëse, valvuleve termostatike, valvuleve balancuese si dhe rehabilitimit të disa pompave në stacionin në të gjithë 17 mijë e 500 klientëve të Termokosit. Gjithashtu ky projekt, përveç që përfshin instalimin e matësve, e pajisjeve matëse e përfshin edhe integrimin e një softueri, i cili do të bëjë kalkulimin e tarifave jo përmes metrave katror, siç ka qenë deri më tani, por sipas konsumit. Ky softuer njëkohësisht është furnizuesi apo kontraktori, i cili e ka marr këtë projekt do të ekzekutojë bashkë me Termokosin”, tregon Desku.
Sipas drejtorit ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), Petrit Selimi kjo do t’iu mundësojë prishtinasve që të masin shpenzimet e tyre dhe të paguajnë aq sa konsumojnë.
“Benefiti kryesor është për konsumatorët e Termokosit, për banorët e Prishtinës që kanë ngrohje qendrore, sepse ata me këtë projekt në të ardhmen do të mund t’i kontrollojnë nivelin e ngrohjes dhe të kontrollojnë nivelin e shpenzimeve edhe faturimit. Deri më tani, metrat katror kanë qenë ato që kanë përcaktuar çmimin, ndërsa në të ardhmen me valvulet kontrolluese, me alokatorët dhe njësinë matëse, prishtinasit që kanë ngrohje do të paguajnë aq sa përdorin”, deklaron Selimi.
Përmes këtij projekti do të krijohet edhe sistemi i kursimit me mundësi të shtrirjes së rrjetit të ngrohtores edhe në lagjet tjera.
“Me instalimet, kontraktori ka filluar në muajin korrik. Deri më tani prej dy mijë apartamenteve të cilat janë hapur, rreth 1,800 alukatorë janë instaluar, gjithashtu edhe valvulat termostatike, janë kryer 1800 apartamente prej këtyre 2000. Sigurisht kontraktori e ka një plan implementues që e përmenda dhe përfshin fazat e veta. Ky plan përfshin edhe distriktet e Termokosit, kontraktori ka filluar me sugjerimet e Termokosit, për të përfshirën Ulpianën si fillim, për tu zgjeruar në Kodrën e Diellit, paralel edhe Dardania”, tregon specialistja për energji në MCC.
Tani qytetarët kanë mundësi të përfitojnë falas instalimin e pajisjeve matëse, por jo edhe më vonë.
“Projekti “Prishtina Heat Save”, i cili financohet nga MCC së bashku me Komunën e Prishtinës, synon të instalojë radiatorë në 17 mijë banesa, sistemet dhe njësorët e valvulave kontrolluese. Ne lusim qytetarët e Prishtinës që të instalojnë dhe të hapin dyert mjeshtërve të kombinuar të Termokosit dhe kontraktuesve, t’i marrin këto pajisje gratis. Projekti do të vazhdon së paku deri sa të shpenzohet numri fillestar i valvulave. Ndërsa, më vonë ka gjasa, ka mundësi që këto shpenzime t’i bart vet konsumatori”
Projekti në vlerë prej nëntë milionë eurove, implementohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe ngrohtores Termokos. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sot, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Rrethi i vrasjeve një trup në liqen” nga autorja Iva Procházková

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri