Qytetarët e Maqedonisë gjysmën e vitit 2017 e kanë kaluar duke protestuar nëpër rrugët e Shkupit. Të paktën 179 protesta janë regjistruar nga Sektori për punë të brendshme në Shkup. Por numri real i protestave është më i madh se kaq, meqë siç njoftojnë nga Ministria e punëve të brendshme, numri i dhënë ka të bëjë me protestat për të cilat paraprakisht është kërkuar prania e policëve për të mbajtur rendin.
“Ju informojmë se gjatë vitit 2017, në rajonin e Sektorit për punë të brendshme Shkup, nga ana e shërbyesve policorë janë realizuar aktivitete për zhvillimin dhe organizimin e papengueshëm të 179 mbledhjeve protestuese të qytetarëve”, thonë për TV21 nga MPB.
Ky fenomen i protestimit ka anën pozitive dhe atë negative vlerëson sociologu Ali Pajaziti. Sipas tij, pozitive është vetëdija e qytetarëve për të ngritur zërin ndaj padrejtësive, ndërsa negative është ajo që zëri i ngritur has në vesh të shurdhër.
“Kjo mund të shpjegohet në dy aspekte ose në dy konotacione. Njëri është aspekti pozitiv që tregon se kemi një hapërim, gjegjësisht progres në zhvillimin e kulturës së protestës. Aspekti negativ që mund ta nxjerrim nga shfaqja e kaq shumë protestave, është se kemi probleme sociale, pra jemi një shoqëri me telashe shoqërore dhe për këtë arsye zëri i qytetarit shfaqet rrugëve”, tha Ali Pajaziti, sociolog.
E politikologu Xhenis Sulimani thekson se protestat janë një fenomen pozitiv në një shoqëri dhe qytetarët duhet që nëpërmjet protestave të funksionojnë si një lloj korrektuesi për politikanët.
“Nëse tërheqim një paralele nga regjimi i kaluar, tani shoh një zbehje të zërit të qytetarit. Ka protesta por jo me theks të veçuar sikur para një viti, ose para dy viteve, gjatë regjimit të mëparshëm. Unë mendoj se trendi i protestave duhet të theksohet më tepër, pavarësisht se kush është në pushtet dhe gjithmonë zëri i popullit të jetë një farë korrektuesi ndaj politikanëve”, tha Xhenis Sulimani, politikolog.
Ndryshe, numër të konsiderueshëm të protestave ka pasur edhe në muajt e kaluar të këtij viti. Duke filluar nga protestat për drejtësi, për lirinë e shprehjes, për punën e mediave, e deri tek protestat kundër ndryshimit të emrit. Protesta më të theksuara dhe që kanë zgjatur më së shumti janë ato të Reovlucionit Shumëngjyrësh të cilat mbaheshin për përpara se të formohej qeveria Zaev, si dhe protestat e lëvizjes “Tvrdokorni”, të cilat po zgjasin tashmë më shumë se një vit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje