Zhdukja e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ka bërë që banorë të shumtë të zonës së Hanit të Elezit të angazhohen në kërkimin për gjetjen e tyre.

Forcave të kërkim-shpëtimit të Kosovës i janë bashkuar përpos kosovarëve edhe banorë të Maqedonisë. Kjo është bërë e ditur përmes profilit në Facebook, të Hani të Elezit.


Njoftimi i plotë në Facebook:Forcave të Kërkimit Shpëtimit të Republikës së Kosovës si dhe Qytetarëve të Hanit të Elezit dhe të Kaçanikut, sot ju janë bashkangjitur edhe Forcat Policore të Maqedonisë si dhe qytetarë të Maqedonisë. Ata po vazhdojnë në kërkimin e dy policëve të humbur që nga nata e 28 Prillit. Shpresojmë në gjetjen e tyre sa më të shpejt! /Telegrafi/

30420398 1649868548432723 709129151149857848 o

30425196 1649868851766026 5958331038700204541 o

30813675 1649868708432707 4660385487670741857 o

30815860 1649868801766031 6157764041668476167 o

31487325 1649868815099363 216933911168492431 n

31507608 1649868491766062 4876555373296336285 n

31511491 1649868495099395 8037792670996313120 n

31648445 1649868571766054 4371086806771631531 n