LAJMI I FUNDIT:

Quni: Mustafa-Kurti do t’i tejkalojnë pengesat para seancës konstitutive të Kuvendit

Quni: Mustafa-Kurti do t’i tejkalojnë pengesat para seancës konstitutive të Kuvendit

Deputeti i rizgjedhur i LDK-së, Anton Quni, njëherit kryetar i degës së LDK-së në Prizren së bashku me kryetarin e Prizrenit nga radhët e LVV-së, Mytaher Haskuka, mbrëmë zhvilluan një takim, nga ku dërguan “selam” udhëheqësve të partive të tyre që bashkëpunimi nga niveli lokal të bartet edhe në nivel qendror,  mes këtyre dy partive.

Në një prononcim për Telegrafin, Quni ka thënë se me kryetarin Haskuka janë partner qeverisës në nivel lokal, dhe se takimet e tilla janë në frymën e bashkëpunimit dhe të avancimit të partneritetit për një qeverisje sa më të mirë.

Ai ka shtuar se gjatë këtij takimi, kanë biseduar edhe për zhvillimet në nivel qendror si dhe arritjes së marrëveshjes LVV-LDK për bashkëqeverisje.


Haskuka dhe Quni me 'selam' për koalicionin LVV-LDK
Lexo po ashtu Haskuka dhe Quni me 'selam' për koalicionin LVV-LDK

“Normalisht që gjatë takimit kemi biseduar edhe për zhvillimet në nivel qendror dhe që të dy pajtohemi që një arritje e marrëveshjes për qeverisje të vendit, nga të dyja partitë tona do të ishte, mes tjerash edhe përmbushje e vullnetit të qytetarëve të Kosovës të përkthyer në votë”, ka thënë Quni për Telegrafin.

Quni ka shtuar se me LVV-në kanë më shumë interesa që i bashkojnë sesa që i ndajnë.

“Janë shumëfish më të mëdha interesat që na bashkojnë karshi pengesave që kemi aktualisht e për të cilat ka angazhim dhe vullnet maksimal për t’i tejkaluar”, tha Quni.

Deputeti i LDK-së, ka shtuar se të dy liderët e partive Mustafa e Kurti po punojnë dhe angazhohen maksimalisht për arritjen e marrëveshjes.

“Përafrimi në platformën e përbashkët për qeverisje të mirë në pothuajse të gjitha çështjet, pastaj arritja e pajtueshmërisë për marrjen e përgjegjësive në kabinetin e përbashkët qeveritar është aq i madh karshi pengesave të vogla të cilat unë besoj që Mustafa-Kurti do t’i tejkalojnë para seancës konstituive të Kuvendit”, u shpreh Quni.

Quni shtoi se qytetarët janë në pritje të ndryshimit qeverisës për të cilin ata votuan, dhe se ai beson fort që së shpejti kjo gjë të ndodh.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë intensifikuar takimet për arritjen e sa më të shpejtë të një marrëveshje për bashkëqeverisje, mirëpo një gjë e tillë akoma nuk ka ndodhur ndonëse presidenti Hashim Thaçi ka thirrur për datë 26 dhjetor seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Të dehur sulmuan policët - publikohen pamjet nga arrestimi i 6 personave në veri

Kronika e Zezë
Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Iu shpëtojnë plumbave në drejtim të tyre – arrestohet i dyshuari për tentim vrasjen e dy personave në Gjakovë

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Qeveria e Kosovës themelon Këshillin Shtetëror për shënimin e 27-vjetorit të Epopesë së UÇK-së

Lajme
Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Gjilanasi zhduket në Turqi, nga 5 shkurti ka humbur kontaktet me familjen

Kronika e Zezë
Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Kosova dhe Suedia nënshkruajnë memorandum për mbështetje profesionale të Presidencës

Lajme
Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Zhvarroset trupi i 12-vjeçarit që humbi jetën në spitalin e Tiranës, pritet t'i nënshtrohet autopsisë pas nisjes së hetimeve

Lajme
Kalo në kategori