Po ju sjellim recetën e shkëlqyeshme për një kafjall pak më ndryshe, i cili njëherësh do t’ju ëmbëlsojë Përbërësit:- 2 filxhanë fjolla tërshëre;- 2 filxhanë qumësht bajameje;- ¾ e filxhanit ujë;- 2 banane (njëra e prerë në kube, tjetra në rrathë);- ¼ e lugës së vogël ekstrakt bajameje;- ¼ e lugës së vogël ekstrakt vaniljeje;- 2 lugë kakao pluhur;- 1 lugë mjaltë;- 1/3 e filxhanit arra të grira;- kripë sa mund të kapet me gishta;- kanellë sa mund të kapet me gishta;- 2 lugë çokollatë të grirë imët me përqindje të lartë kakaoje.

218535 shutterstock 546473245 ls


Përgatitja:

Nxehni në tenxhere qumështin e bajameve, ujin, kubet e bananes; ekstraktet e vaniljes dhe të bajameve dhe kripën.

Kur të fillojë të vlojë, hiqeni nga zjarri dhe përzieni fjollat e tërshërës, kakaon dhe një lugë mjaltë.

Kthejeni tenxheren në zjarr dhe zieni në temperaturë mesatare, duke e përzier herë pas here derisa fjollat e tërshërës të zbuten, rreth 6 deri në 7 minuta.

Kur të përfundojë zierja e qullit qiteni në tepsi dhe sipër vendosni rrathët e bananes, një lugë mjaltë dhe arrat e grira.

Sipas dëshirës, sipër mund t’i shtoni edhe kanellë dhe copa të vogla të grira çokollate me përqindje më të madhe kakaoje.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.