Quesadilla: Sandviçi më i popullarizuar meksikan – përgatitet nga ato gjëra që i keni, nuk ka asgjë më të shijshme!

Quesadilla është ushqim meksikan i cili përbëhet nga një apo dy tortila të mbushura me djathë apo shtesë sipas dëshirës, të gatuara në tigan dhe në fund – të prera në trekëndësha
Më e mira se të gjitha? Bashkë me tortilat e gatshme, ky ushqim do të jetë gati për më pak se dhjetë minuta, transmeton Telegrafi.
Përbërësit:- 2 tortila;- 50 g djathë të grirë në rende;- 2 lugë të vogla gjalpë;- erëza dhe shtesa sipas dëshirës.
1. Në tigan shkrini një lugë të vogël gjalpë dhe në të përgatiteni si tost një tortilë.
2. Tortilën mbulojeni me djathin e grirë në rende sipas dëshirës.
3. Sipër djathit mund të shtoni qepën e grirë dhe hudhrën, bimë erëzash, copëza domateje dhe speci, fasule të kuqe...
4. Mbuloni djathin me tortilën tjetër dhe me kujdes rrotulloni bashkë.
5. Në tigan shtoni gjalpin e mbetur dhe termikisht përpunoni derisa edhe ana tjetër të bëhet kërcëlluese.
6. Priteni Quesadillën në trekëndësha dhe shërbejeni me kos apo me salcë, sipas dëshirës. /Telegrafi/


















































