Qendra Klinike Unviersitare e Kosovës ka njoftuar se ka nevojë urgjente për së paku 100 infermierë, ndërsa në total edhe 600 infermierë i nevojiten këtij institucioni për të plotësuar nevojat e klinikave.
Në takimin e drejtorit të Shërbimit Spitalor të Klinikave Universitare të Kosovës (SHSKUK), Curr Gjocaj me drejtorët e klinikave dhe instituteve, është paraqitur kërkesa për nevojën e një numri të infermierëve.
“Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, dr. Curr Gjocaj, ka mbajtur takim pune me drejtorët e klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK-së. Ai ka njoftuar drejtorët në lidhje me konkursin e realizuar së fundmi për pranimin e specialistëve të papunë, duke kërkuar nga drejtorët e klinikave që të bëjnë sistemimin e tyre sipas nevojës që kanë repartet e ndryshme në QKUK”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
Duke u përgjigjur në shqetësimet e klinikave në lidhje me mungesën e infermierëve Gjocaj, shpjegoi se nevojat urgjente janë për 100 infermierë/e, nevojat sipas kërkesave 200, 300 sipas standardeve të kërkuara, në total 600 infermierë/e, por kjo sipas tij nuk po mund të ndodhë për shkak të kufizimeve buxhetore, edhe pse SHSKUK, ka përcjellë kërkesat tek gjitha ministritë kompetente dhe instancat tjera vendimmarrëse.
“Lidhur me aparaturat mjekësore, drejtori i përgjithshëm njoftoi se janë në pritje të realizimit të kërkesave mbi 50 milionë euro vetëm për QKUK, 65 milionë për tërë SHSKUK, përfshirë edhe Spitalet e Përgjithshme.
Ai njoftoi se muajin tjetër do vijë një ekip- mision ndërkombëtar për të bërë fizibilitetin e nevojave dhe për të parë nga afër gjendjen e pajisjeve.
Ndërkohë, përmes donatorëve të ndryshëm apo kredive që pritet t’i gjej MSH dhe Qeveria pritet që ato të sigurohen viteve të ardhshme”, thuhet tutje.
Në takim, u kërkua nga klinikat që të jenë shumë efikase në konsultime specialistike dhe punë të tjera profesionale që janë obligim nga institucionet shëndetësore.
U rikërkua që të respektohen të gjitha urdhëresat e punës dhe rregulloret e brendshme, të rritet disiplina dhe efikasiteti në punë.
Drejtori Gjocaj, njoftoi se së shpejti pritet të bëhet digjitalizimi i hyrje-daljeve në klinika, po ashtu rampave hyrëse, ku kjo do të ndihmoj edhe monitorimin orarit të punës.
Drejtori i klinikës së Onkologjisë, kërkoi që të shihet mundësia e funksionalizimit 24-orë në Institutin e Onkologjisë.
Në përgjigje të kërkesës së tij, drejtori Gjocaj, shpjegoi se është pro kësaj kërkese, mirëpo në mungesë të stafit të mesëm për momentin nuk mund të ndodhë kjo, edhe pse staf të mjekëve specialistë ka në disponim kjo klinikë.
Drejtori i Klinikës së Anestezionit dhe Klinikës Infektive, shprehen shqetësimin se shumë raste pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore, sillen nga klinikat private në QKUK, pa u kompensuar fare klinikat edhe pse puna kryhet në mënyrë profesionale.
Drejtori i Klinikës Emergjente, kërkoi të formohen grupe punues dhe të planifikohet stafi dhe pajisjet e nevojshme diagnostiko për objektin e ri të emergjencës i cili është në ndërtim e sipër.
Në takim u diskutua edhe për projektet e reja që janë në proces të realizimit, si objekti i ri Ortopedisë dhe vendimi i Gjykatës në lidhje me barasvlerësimin e specializimeve, për të cilin drejtori Gjocaj tha se i ka shkruar Ministrisë së Shëndetësisë.
Në takim u diskutuan edhe shumë çështje të tjera që ndërlidhen me punën profesionale dhe menaxheriale të klinikave, instituteve dhe shërbimeve të QKUK-së. /21Media/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Miteva: Qeveria ka angazhuar ministrinë e ekonomisë të marrë vendim për vendosjen e marzhës prej 10% për 73 grupe të produkteve
Rohde vlerëson progresin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit: Vazhdoni me këtë trend pozitiv
Qeveria e RMV-së do të subvencionojë qytetarët e grupeve vulnerabël me nga 1.000 denarë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht