LAJMI I FUNDIT:

Qirezi: Ndryshimet në sistemin e arsimit, nuk kanë ndikuar në rritjen e cilësisë (Video)

Qirezi: Ndryshimet në sistemin e arsimit, nuk kanë ndikuar në rritjen e cilësisë (Video)

Ekspertja e arsimit, Bardha Qirezi ka theksuar se sistemi i arsimit në Kosovë është fokusuar në ristrukturimin e tij, duke shtuar se ky ristrukturim ka ndryshuar shumë gjëra.

Ajo në emisionin Përballje, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se ndryshimet në sistemin e arsimit, nuk kanë ndikuar në rritjen e cilësisë, pavarësisht se ka pasur reforma në cikle të ndryshme.

“Shembull gjatë kësaj kohe i kemi ndryshimet në klasën e pestë, më pas klasën e nëntë, testin e klasës së nëntë, më pas atë të maturës e kështu me radhë”, ka shtuar Qirezi.


Sipas saj, ka humbur fokusi në atë që është më e rëndësishme, e që ka qenë zhvillimi individual, zhvillimi i talentit dhe krijimi i një atmosfere ku të gjithë mësojnë së bashku.

“Qeveria me akterët tjerë duhet të fokusohet në zhvillimin e arsimit të hershëm, gjë e cila është barrierë për aktivizimin e grave në biznes. Mendoj se duhet të kemi një fokusim tek cilësia dhe jo të bëhen eksperimente tjera në sistemin arsimor”, ka theksuar Qirezi. /Telegrafi/