Tapetet mund të sjellin ngrohtësi dhe të krijojnë një atmosferë mikpritëse në një dhomë, por ato mund të jenë të vështira për t'u mbajtur të pastër, pasi me kalimin e kohës mund të grumbullojnë papastërti.

Herë pas here, fshesat me korrent mund të mos jenë të mjaftueshme për të fshirë qimet të cilat mblidhen në tapet.


Ekspertët e Kings Mead Carpets siç duket kanë një zgjidhje për këtë, ata rekomandojnë dorezat prej gome.

Edhe pse mund të duket e çuditshme, gomat krijojnë më shumë elektricitet statik, dhe çdo mbetje në tapet do të ngjitet në dorëzat e gomës, duke e bërë më të lehtë heqjen e qimeve.

Një dorëzë gome e lagur gjithashtu do të krijojë më shumë fërkime dhe mbetjet do të grumbullohen më shumë, duke parandaluar që ato të mbeten si fije të vogla në tapet.

Për ta thjeshtuar, thjesht vishni një dorëzë gome dhe lagni atë, sigurohuni që ajo të mos bjerë, pastaj fërkoni tapetin dhe do të shihni se do të jetë i pastër shumë shpejt. /Telegrafi/