LAJMI I FUNDIT:

Qielli është kufiri për kampionin Joshua – stërvitet në ndërtesën më të lartë në botë në Dubai (Foto/Video)

Qielli është kufiri për kampionin Joshua – stërvitet në ndërtesën më të lartë në botë në Dubai (Foto/Video)

Kampioni i botës në kategorinë e rëndë, Anthony Joshua, e ka çuar nivelin e stërvitjeve të tij në nivele të reja teksa kërkon të unifikojë të gjithë titujt e kategorisë së rëndë në vitni 2018.

Joshua ndoqi hapat e Tiger Woods, Rory McIlroy dhe Roger Federer, duke i treguar aftësitë e tij në maje të Burjl al Arab në Dubai të mërkurën.

“Made to Move, Born to Win”, moto e AJ.

Por, teksa Woods dhe McIlRoy bënë goditje nga çatia e ndërtesës më të lartë në botë, Joshua punoi në atë që ishte ringu më i lartë i boksit në botë.


Eksperienca e sportistit të vitit zhvillohet në lartësi 321 metra të hotelit super luksoz.

Joshua me ‘selfie’ para hotelit në Dubai

28 vjeçari nga Watfordi mban titujt në IBF, WBA, IBO dhe është sfidur nga Deontay Wilder dhe Joseph Parker pasi mposhti Carlos Takamin në Principality Stadium të Cardiffit muajin e kaluar.

Parker, i cili mban titullin në WBO dëshiron të luftojë ndaj Joshuas sa më shpejt gjatë vitit 2018, por kampi i tij thotë se nuk pranon më pak se 35 për qind nga fitimet (Joshua ofron 20 për qind).

Në një konferencë për media në Zelandën e Re të martën Parker lansoi xhirime të nokdaunëve të Joshuas që ai i pësoi në fillim të karrierës si amator, kurse vet Parker ofroi 20 mijë funte për atë që e gjenë vetëm një xhirim që dëshmon se ai ishte në dysheme (pësoi nokdaun) në fillimet e karrierës së tij.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Kompletohen çiftet e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, secila ndeshja më e zjarrtë se tjetra

Liga e Kampionëve
Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Nga faza e 1/8-tës deri te finalja – kundërshtarët e mundshëm të secilës skuadër në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

PSV i bën një kërkesë zyrtare të pazakontë UEFA-s për ndeshjen e ardhshme të Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

Atletico Madridi synon transferimin e yllit të Barcelonës gjatë verës

La Liga
Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Man Utd përgatit një ofertë prej 100 milionë euro për yllin e Barcelonës

Premier League
Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Man City etiketon tre portierë të mundshëm për të zëvendësuar Edersonin

Premier League
Kalo në kategori