LAJMI I FUNDIT:

Qeveria: U miratua informacioni për ndërtimin e objekteve të reja kulturore, si dhe për blerjen e 120 autobusëve ekologjikë

Qeveria: U miratua informacioni për ndërtimin e objekteve të reja kulturore, si dhe për blerjen e 120 autobusëve ekologjikë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se në mbledhjen e 65-të qeveritare të mbajtur sot, u shqyrtua dhe u miratua informacioni për përmbajtjen e Programit për ndërtimin e objekteve të reja dhe për rikonstruksionin, sanimin dhe adaptimin e objekteve ekzistuese që përdoren nga institucionet publike në fushën e kulturës për vitin 2025 i cili përmban 11 aktivitete projektuese që do të realizohen nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit dhe Institucionet Nacionale nga fusha e kulturës, të cilat janë bartës të aktiviteteve.

Në njjoftim thonë se me këtë program parashihen aktivitete për vazhdimin e punimeve ndërtimore për ndërtimin e një objekti të ri të destinuar për teatër dhe bibliotekë në Tetovë, ndërtim të objektit të “Teatrit Turk – Shkup” dhe ndërtimin e Teatrit të Vjetër në Strumicë.

“Gjithashtu vazhdohet edhe me rikonstruksionin e objektit të teatrit në Kumanovë, si dhe fillimi i rikonstruksionit të objektit të I.N. Muzeu i Maqedonisë dhe fillimi i rikonstruksionit – sanimit dhe adaptimit të objektit të ish-kinemasë Partizani në Manastir, në kuadër të I.N. Teatri Popullor – Manastir. Mjetet financiare të nevojshme për realizimin e aktiviteteve nga Programi janë parashikuar në Buxhetin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit për vitin 2025, në vlerë prej 123.775.000 denarë”.


“Gjithashtu, Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi informacionin e Ministrisë së Transportit në lidhje me letrat e interesit të dorëzuara nga njësitë e vetëqeverisjes lokale për nevojën e blerjes së autobusëve ekologjikë për transport publik. Duke pasur parasysh mjetet financiare të siguruara në kuadër të buxhetit të Ministrisë së Transportit për këtë qëllim, është paraparë blerja e 120 autobusëve ekologjikë, nga të cilët 80 janë urgjentisht të nevojshëm për rinovimin e parkut të qarkullimit të NQP Shkup-Shkup dhe përmirësimin e transportit publik, ndërsa 40 të tjerët do të shpërndahen sipas arsyeshmërisë ekonomike dhe nevojave reale të secilës njësi të vetëqeverisjes lokale”, thonë nga Qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
Disa të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal

Disa të arrestuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik, dyshohet të jenë pjesë e një grupi të organizuar kriminal

Lajme
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jep detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë jep detaje për operacionin në Kaçanik: Shtatë të arrestuar për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Lajme
Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Aksion i gjerë policor në Kaçanik, bastisje nën dyshimet për lidhje me vrasjen e rreshterit Muhamed Lika

Siguri
Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Schmitt: Shqipëria dhe Kosova po formojnë identitete të veçanta, dallimi kryesor është kultura politike

Lajme
Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në marrëveshjen trilaterale

Maqedonci: Citova kryeministrin kroat për përfshirjen e Bullgarisë në marrëveshjen trilaterale

Lajme
Kush do të jetë ministrja e parë e kabinetit Rama nëse PS fiton zgjedhjet e 11 majit

Kush do të jetë ministrja e parë e kabinetit Rama nëse PS fiton zgjedhjet e 11 majit

Lajme
Kalo në kategori