LAJMI I FUNDIT:

​Raportohen tri raste të falsifikimit me dokumente brenda 24 orëve

​Raportohen tri raste të falsifikimit me dokumente brenda 24 orëve
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka evidentuar tri raste me falsifikim të dokumenteve nëpër pikë kalime kufitare gjatë 24 orëve të fundit.

Në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë është raportuar se një burrë i dyshuar ka prezantuar një patentë shofer i cili dyshohej se është i falsifikuar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, patentë shoferi është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Derisa, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori. Rasti ka ndodhur më 9 shkurt rreth orës 06:30.


Tutje në raport bëhet e ditur se falsifikim tjetër me dokumente është evidentuar edhe në Aeroportin ‘Adem Jashari’ ku gjatë kontrollit të dokumenteve një grua ka prezantuar pasaportën që dyshohet të ketë qenë e falsifikuar.

Sipas policisë, e dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Në aeroportin ‘Adem Jashari’ është trajtuar edhe një rast tjetër si ‘Keqtrajtim me dokumente’ ku një grua shqiptare ka prezantuar pasaportën e një gruaje tjetër shtetase e Shqipërisë.

Në raportin policor thuhet se e dyshuara është intervistuar dhe pas procedurave-kundërvajtje me vendim të prokurorit, është depërtuar deri në pikë kalimin kufitar në Vërmicë.

PKK Dheu i Bardhë 09.02.2023 – 06:30. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar ka prezantuar një patentë shofer i cili dyshohet se është i falsifikuar, patentë shoferi është sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet.

ANP-së, Prishtinë 09.02.2023-16:15. Gjatë kontrollit të dokumenteve e dyshuara femër kosovare ka prezantuar pasaportën që dyshohet të jetë e falsifikuar. E dyshuara është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

ANP-së. Prishtinë 09.02.2023-18:50. Gjatë kontrollit të dokumenteve e dyshuara femër shqiptare ka prezantuar pasaportën e një femre tjetër shtetase e Shqipërisë. E dyshuara është intervistuar dhe pas procedurave-kundërvajtje me vendim të prokurorit, është depërtuar deri në PKK-Vermicë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
Kalo në kategori