LAJMI I FUNDIT:

Qeveria nuk ka shqyrtuar raportin për “objektet problematike” në Çarshi

Qeveria nuk ka shqyrtuar raportin për “objektet problematike” në Çarshi

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Bllagoja Boçvarski ende nuk është i informuar për raportin që vërteton parregullsitë në më shumë ndërtime në Çarshinë e Shkupit. Konstatimet që Alsat publikoi një ditë më parë ishin bërë nga Inspektoratit Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm

Ndoshta është dorëzuar në Qeveri por nuk është shqyrtuar. Do ta shqyrtojmë raportin, do t’i shikojmë të gjitha konstatimet. Inspektorët dhe inspektorati kanë kompetenca serioze, ata duhet të na tregojnë se çfarë duhet ne të bëjmë pas kësaj. Dhe sipas ligjeve ne do të veprojmë”-tha Bllagoja Bocvarski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

“Alsat” bisedoi me pronarët e objekteve te ish-Menada, për të cilin në raportin e Inspektoratit thuhet se është bërë mbindërtim i cili duhet të hiqet. Por pronarët thonë se gjithçka është bërë sipas normave ligjore dhe nuk kanë bërë mbindërtim.


“Gjithçka në objekt është rekonstruuar sipas normave të ligjit, Inspektorati vetëm ka vërejtur se terasa është mbuluar me mjete të lëvizshme të cilat janë të domosdoshme edhe për sigurinë e qytetarëve të cilët kalojnë pranë objektit”, theksoi një pronar objekti.

Pas reagimeve të shumta në opinion, tetë muaj më parë Qeveria obligoi Inspektoratin Shtetëror për Ndërtim dhe Urbanizëm që të bëjë kontrolle në Çarshinë e Vjetër. Pas kontrolleve, ditë më parë Inspektorati njoftoi Qeverinë se ka konstatuar parregullsi në ndërtime në pesë objekte, në tre prej të cilave kërkon që të prishen pjesë të tyre, ndërsa për dy objekte procedurat janë në vijim. Por Qeveria nuk e ka shqyrtuar raportin në seancën e fundit të mbajtur të martën.

Komunat në territorin e të cilave është Çarshia e Vjetër, Komuna Qendër dhe ajo e Çairit thonë se nuk janë kompetente për ndërtimet ilegale./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori