LAJMI I FUNDIT:

Qeveria norvegjeze goditet nga sulmet kibernetike

Qeveria norvegjeze goditet nga sulmet kibernetike

Qeveria norvegjeze deklaroi se 12 ministri të saj janë goditur nga sulmet kibernetike, ndërsa ky është sulmi më i fundit ndaj sektorin publik të furnizuesit më të madh evropian të gazit dhe shtetit më verior të NATO-s.

“Ne identifikuam një dobësi në platformën e njërit prej furnizuesve tonë. Ajo dobësi tani është eliminuar”, tha në një konferencë për media Erik Hope, kreu i agjencisë qeveritare e cila është përgjegjëse në ofrimin e shërbimeve tek ministritë.

Sulmi u identifikua për shkak të trafikut “të pazakontë” në platformën e furnizuesit, tha Hope, duke refuzuar të japë specifika. Ajo u zbulua më 12 korrik dhe po hetohej nga policia e vendit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.


“Është shumë herët të thuhet se kush qëndron prapa sulmit dhe se cila është shkalla e ndikimit nga sulmi”, ishin fjalët e Hope. Norvegjia tani është furnizuesi më i madh evropian i gazit pas rënies së rrjedhjeve të gazit rus, e gjithashtu është dhe eksportuesi më i madh i naftës në Evropën Perëndimore.

Zyra e kryeministrit, sikur edhe ministritë e punëve të jashtme, mbrojtjes dhe drejtësisë nuk u prekën nga ky sulm, pasi që sipas Hope, ato se përdorin një tjetër platformë të IT-së

Numri i sulmeve kibernetike u trefishua midis viteve 2019 dhe 2021, bëri të ditur agjencia e sigurisë kibernetike e vendit nordik në raportin e saj të fundit të vlerësimit të rrezikut në muajin shkurt, me numrin e incidenteve serioze në vitin 2022 në të njëjtin nivel sikurse në vitin 2021. /Telegrafi/