LAJMI I FUNDIT:

Qeveria në detyrë ndan 70 mijë euro për shënimin e 13 vjetorit të pavarësisë

Qeveria në detyrë ndan 70 mijë euro për shënimin e 13 vjetorit të pavarësisë

Qeveria në detyrë e Kosovës sot ka mbajtur mbledhjen e 61-të, ku ka miratuar vendimin për themelimin e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

“Këshilli Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë do të ketë këtë përbërje: 1. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesuese; 2. Përfaqësues, Ministria e Mbrojtjes, anëtar; 3. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, anëtar; 4. Përfaqësues, Ministria e Punëve të Brendshme, anëtar dhe 5. Përfaqësues i Zyrës së Kryeministrit, anëtar

Ftohen që të dërgojnë nga një përfaqësues në Këshill: 1. Përfaqësues, Zyra e Presidentit, anëtar; 2. Përfaqësues, Kuvendi i Republikës së Kosovës, anëtar; 3. Përfaqësues, Komuna e Prishtinës, anëtar; 4. Kryetarët e Organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së, anëtar; 5. Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, anëtar dhe 6. Përfaqësues të OJQ-ve”, thuhet në njoftim.


Zbulohet logoja e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës
Lexo po ashtu Zbulohet logoja e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Për punën e Këshillit Organizativ për shënimin e trembëdhjetë vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Qeveria ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 70 mijë euro.

Kujtojmë se së fundmi është propozuar logo e 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e cila është punuar nga studentët e dizajnit grafik në Innovation Centre Kosovo (ICK). /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit

Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Prokuroria ende pa aktakuzë për tre të dyshuarit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani

Vrasja e dy të rinjve në Klinë, gjithçka që dihet deri më tani

Lajme
Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Aksident mes dy veturave në Gllarevë të Klinës

Kronika e Zezë
Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Gjenerali amerikan: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën

Lajme
​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

​Dy klinika të QKUK-së pritet të ofrojnë shërbime të reja për pacientë, Kurti: Shërbimi i plazmaferezës, për herë të parë do të ofrohet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori