LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndan 20 mijë euro për familjen e Kujtim Veselit nga Fushë Kosova, i cili ishte dhunuar dhe vrarë

Qeveria ndan 20 mijë euro për familjen e Kujtim Veselit nga Fushë Kosova, i cili ishte dhunuar dhe vrarë
Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 20 mijë euro për familjen e Kujtim Veselit nga Fushë Kosova, i cili ishte dhunuar dhe më pas vrarë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se këto mjete ndahen për t’ia lehtësuar sadopak gjendjen e rëndë sociale të kësaj familje.

Ndryshe, më 11 korrik 2019 Kujtim Veseli ishte gjetur i vdekur në Fushë Kosovë.


Policia arreston personin e dyshuar për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë
Lexo po ashtu Policia arreston personin e dyshuar për vrasjen e 11 vjeçarit në Fushë Kosovë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.O. për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Dhunim”.

I akuzuari S.O është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim unik në kohëzgjatje prej 25 vjet për dhunimin dhe vrasjen e Kujtim Veselit. /Telegrafi/