LAJMI I FUNDIT:

Qeveria ndalon organizimin e ndejave për festat e fundvitit

Qeveria ndalon organizimin e ndejave për festat e fundvitit
Foto: Arkiv

Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar sot masat e reja antiCovid, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme.

Në vendimin e Qeverisë thuhet se ndalohet organizimi i çfarëdo ceremonie festive për fundvit, transmeton Telegrafi.

“Të gjitha institucioneve publike (qendrore dhe lokale) si dhe organizatave, bizneseve dhe subjekteve private pa asnjë përjashtim, iu ndalohet organizimi i çfarëdo ceremonie festive për fundvit”, thuhët ne vendimin e Qeverisë së Kosovës.


Masat e reja antiCovid - Zgjatet orari i lëvizjes për qytetarë, qendra tregtare dhe gastronominë
Lexo po ashtu Masat e reja antiCovid - Zgjatet orari i lëvizjes për qytetarë, qendra tregtare dhe gastronominë

Ndërkaq, nga dita e nesërme për qytetarët që janë në zonë të kuqe është zgjatur orari i lëvizjes deri në ora 20:00, po ashtu sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare lejohen të punojë deri në ora 20:00 në të gjitha komunat e Kosovës./Telegrafi/