LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë

Qeveria miraton ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë

Qeveria e Kosovës në një mbledhje elektronike të mbajtur të premten, ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Zyrtarët Publikë.

Tetë muaj më parë Gjykata Kushtetuese kishte shfuqizuar disa nene të këtij ligji.

BE-ja e shqetësuar me disa dispozita të Ligjit të ri për Zyrtarët Publikë
Lexo po ashtu BE-ja e shqetësuar me disa dispozita të Ligjit të ri për Zyrtarët Publikë

Ai është dërguar për vlerësim në Kushtetuese nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, të cilat kishin vlerësuar se është i dëmshëm dhe i rrezikshëm për administratën publike.


Për këtë ligj patën reaguar edhe nga Bashkimi Evropian, duke shprehur shqetësim me disa dispozita të tij.

“Ligji i ri për zyrtarët publikë është problematik përkitazi me sigurimin e një shërbimi civil të bazuar në merita që mund të menaxhojë në mënyrë efektive burimet njerëzore, pasi shton liri të tepruar veprimi në procedurat e rekrutimit, transferimit si dhe në procedurat disiplinore të nëpunësve civilë, duke e bërë shërbimin civil potencialisht të cenueshëm ndaj politizimit”, thuhej në njoftimin e BE-së.

Në mbledhjen elektronike është emëruar edhe komisioni ad-hoc për vlerësimin profesional për përzgjedhjen e drejtorit ekzekutiv në Agjencinë Antidoping: Xheladin Krasniqi, ushtrues i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, kryesues; Fadile Dyla, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; Anita Kalanderi, sekretare e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, anëtare; Taulant Balaj, udhëheqës i Divizionit për Burime Njerëzore në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, anëtar; Gëzim Murseli, ekspert i jashtëm, anëtar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias  - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si një grabitje e madhe

Botë
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Kalo në kategori