Më shumë se një vit pasi që u zhdukën, mostrat e ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari janë kthyer në mënyrë të paqartë brenda hapësirave të Institutit të Mjekësisë Ligjore. Që nga dje, institucionet përgjegjëse kanë qëndruar të heshtura për këtë rast.
Në fund të vitit 2022 në mënyrë të paqartë ishin zhdukur 12 mostra të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
Shpjegim për formën se si u zhdukën nuk pati askush atëherë e as tash.
Ashtu siç u zhduken, në mënyrë të mistershme mostrat janë rikthyer në hapësirat e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Këtë ia kanë konfirmuar Televizionit Dukagjini burimet brenda IML-së.
Gjatë së premtes, hetues policorë për orë të tëra kanë kryer kontrolle në frigoriferë të IML-së.
Institucioni brenda të cilit funksionon IML-ja, që është Ministria e Drejtësisë nuk është deklaruar fare për këtë zhvillim.
Njëjtë, të pa qasshëm kanë qenë edhe drejtuesit e Institutit.
Por, një dyshim që këtë situatë e ka krijuar vet Ministria e Drejtësisë e ka ish-këshilltari për IML-në në këtë ministri, Naim Ramizi.
“Mostrat e Astrit Deharit nuk kanë asnjë vlerë relevante sot. Ato janë mbetje si shumë mbetje tjera që janë në Institut për arsye se mungon ligji për asgjësimin e mostrave që e kalojnë afatin kohor pesë vjeçar. Kjo është lojë dhe Ministria e Drejtësisë ka gisht këtu dhe pikërisht ministrja Albulena Haxhiu dhe vartësit e saj janë duke e manipulu dhe keqpërdorë këtë situatë”, tha Naim Ramizi, ish-këshilltar në MD.
Dehari ishte gjetur i vdekur në qelinë e burgut në Prizren në nëntor të vitin 2016, derisa po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte sulmuar ndërtesën e Kuvendit, bashkë me disa aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes.
Për zhdukjen e mostrave të tij kishte njoftuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë të jashtëzakonshme për media më 8 dhjetor të vitit 2022.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“NISMA është për qeveri të opozitës”, Zafir Berisha: Koalicioni me Albinin është koalicion me Serbinë

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë Guxo dhe Alternativës

KQZ thotë se po shkon drejt fundit vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit