Shtohen presionet ndaj Serbisë për tërheqjen e trupave nga afërsia me Kosovën. Pas SHBA, këtë kërkesë e ka theksuar edhe Gjermania.
Qeveria gjermane ka paralajmëruar nga rritja e tensioneve për shkak të pranisë në dukje të shtuar të trupave serbe në kufirin me Kosovën. Nuk duhet të ketë “përshkallëzim të mëtejshëm” mes Serbisë dhe Kosovës, njoftoi MPJ në portalin X, dikur Twitter.
Është e rëndësishme që Serbia “të reduktojë menjëherë praninë e ushtrisë në kufi”. Ministria e Punëve të Jashtme është në kontakt intensiv me të gjitha palët. Procesi politik duhet të vazhdojë.
Paraprakisht, qeveria amerikaneka kërkuar që Qeveria e Serbisë të tërheqë ushtrinë e saj, e cila me sa duket ishte e vendosur në kufirin me Kosovën. “Ne po shohim një prani të madhe ushtarake serbe përgjatë kufirit me Kosovën,” tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare John Kirby. Kjo përfshin “një dislokim të paprecedentë të artilerisë, tankeve dhe njësive të mekanizuara të këmbësorisë serbe.” Kirby e përshkroi zhvillimin si “shumë destabilizues”.
Vuçiq: “Serbia nuk dëshiron luftë”
Fundjavën e kaluar, rreth 30 persona të armatosur dhe të maskuar hapën zjarr ndaj policëve të Kosovës në një fshat jo larg kufirit me Serbinë. Sipas njoftimeve të policisë, nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të vrarë një polic dhe tre sulmues.
Sipas informacioneve të agjencisë gjermane dpa, qeveria e Kosovës akuzon ushtrinë serbe se po përparon nga tre drejtime të ndryshme. Kjo i shërben “agresionit të mundshëm ushtarak kundër Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë, transmeton dpa.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq megjithatë në një intervistë për “Financial Times” mohoi se vendi i tij po planifikon një aksion ushtarak. Ai tha se do të urdhërojë ushtrinë të tërhiqet, sepse përshkallëzimi do të ishte “kontraproduktiv” në përpjekjet e Serbisë për anëtarësim në BE. “Serbia nuk do luftë,” i tha ai gazetës.
Lideri i AfD-a takohet me politikanët serbë
Stabiliteti ekonomik dhe politik i Ballkanit Perëndimor është në interesin e Gjermanisë. Natyrisht, fokusi është në konfliktin në Kosovë, i cili është ndezur sërish për momentin – shkruan kreu i AfD-së, Tino Chrupala në faqen e tij në Facebook. Për këtë arsye ai ka udhëtuar për në Beograd, ku në tri ditët e fundit ka takuar përfaqësues të shumtë të ekonomisë, deputetë serbë, komisionerin për Kosovën (Milan Raviq) dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte, siç shkruan ai, “informimi i detajuar rreth opinioneve dhe mundësive për një zgjidhje të hershme të konfliktit”. “Si rezultat u theksua se dëshira për normalizimin e marrëdhënieve është në plan të parë. Në bisedime ajo që do të përfshinte rajonin e Kosovës në kuadër të Republikës së Serbisë u vlerësua si zgjidhje e qëndrueshme. Në të njëjtën kohë, qytetarëve të të gjitha kombësive duhet t’u garantohet mbështetje dhe siguri”.
I pyetur nga agjencia dpa nëse ky ishte edhe vlerësimi i tij, kreu i AfD tha se “ky ishte qëndrimi i serbëve”. Ai vetë nuk ka bërë asnjë propozim, raporton dpa./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës