LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon huamarrje shtesë prej 600 milionë eurove

Qeveria e Maqedonisë së Veriut planifikon huamarrje shtesë prej 600 milionë eurove
Foto: Ilustrim

“Vendi këtë vit ka maturim prej 200 milionë euro borxh – 100 milionë në tregun e brendshëm dhe 100 milionë në tregun e jashtëm. Do të kemi edhe 600 milionë neto shtesë që buxheti të realizohet ashtu siç është hartuar dhe votuar në Kuvend”.

Këtë e deklaroi sot në konferencë për shtyp në Qeveri, ministri i Financave Fatmir Besimi. Ai tha se përqindja e borxhit publik në raport me BPV-në në fund të vitit pritet të jetë rreth 63,4 për qind.

“Megjithatë, me këto përqindje nuk dua të komentoj publikisht, sepse janë shifra dhe përqindje relative që varen nga shumë faktorë. Ajo që është e rëndësishme është se buxheti parasheh huazim shtesë prej 600 milionë euro“, tha Besimi.


Qasja e parë, theksoi Besimi, është racionalizimi, dhe e dyta është riprogramimi kur tregon nevoja dhe ribalancimi.

“Çdo nga këto variante do të shkarkohet dhe komunikohet në kohën e duhur. Ne i komunikojmë të gjithë skenarët, nga ai më optimist deri tek ai më pesimist. Është detyra jonë si bartës të funksioneve publike. Për të gjitha skenarët kemi një strategji që të veprojmë në kohën e duhur për të mbrojtur standardin e qytetarëve dhe ekonomisë“, tha Besimi.

Ai theksoi se inflacioni vështirë se mund të vlerësohet tani në këtë periudhë, duke pasur parasysh ndryshimin drastik në tregjet në Evropë dhe në botë pas pushtimit rus të Ukrainës, por vlerësimet jozyrtare janë inflacioni prej 3,4 për qind në gjysmën e parë të vitit.

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori