Qeveria e Kosovës është në dijeni të një kërkese për mbajtje të zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, dhe përgjigja e saj do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka thënë se në hartim e sipër të përgjigjes, do të analizohen edhe marrëveshjet e Brukselit, të arritura mes Kosovës e Serbisë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Zyrtarë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i kanë thënë Radios Evropa e Lirë ditë më parë, se më 3 nëntor, misioni në Kosovë e ka pranuar kërkesën prej Qeverisë së Serbisë që të përfshihet në mbledhjen e votave të banorëve të Kosovës me dy shtetësi, për zgjedhjet në Serbi.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka shpallur zgjedhjet e përgjithshme për 17 dhjetor të këtij viti.
Në përgjigje është thënë se OSBE-ja e ka informuar Qeverinë e Kosovës dhe mekanizmat tjerë relevantë për këtë kërkesë, dhe se mbështetja e institucioneve të Kosovës është thelbësore për OSBE-në që të përfshihet në një organizim të tillë zgjedhor.
“Misioni e ka informuar Qeverinë e Kosovës për këtë kërkesë dhe në parim është gati për t’i mbledhur votat sipas kushteve të njëjta, bazuar në praktikat e së kaluarës. Këto kushte përfshijnë miratimin prej dy palëve dhe ofrimin e sigurisë përfshirë prej Policisë së Kosovës”, është thënë mes tjerash në përgjigje, për REL.
Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, kanë qenë ato të 21 qershorit 2020.
Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, ku misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë i ka grumbulluar votat. Ato vota më pas janë numëruar në Rashkë dhe Vranjë, dy qytete kufitare të Serbisë.
Kjo praktikë e mbledhjes së votave nga OSBE-ja në Kosovë është krijuar qysh në vitin 2017 dhe autoritetet e Kosovës e kanë lejuar këtë gjë deri vitin e kaluar.
Më 2022, zyrtarë të partisë në pushtet në Kosovë, Lëvizjes Vetëvendosje patën thënë se Serbia duhet t’i bëjë kërkesë direkte Kosovës për mbajtje të këtyre zgjedhjeve në territorin e saj.
Në prill të atij viti janë mbajtur zgjedhjet në Serbi, dhe për herë të parë, Qeveria e Kosovës nuk e ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Kosovës.
Si rezultat, serbët e Kosovës janë organizuar dhe me autobusë kanë udhëtuar drejt Serbisë, për të votuar.
Në janar të atij viti Kuvendi i Kosovës pati miratuar edhe një rezolutë, përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshimet kushtetuese.
Vendet e QUINT-it (Shteteve të Bashkuara, Britanisë, Gjermanisë, Italisë dhe Francës) dhe Bashkimi Evropian, e patën pritur me keqardhje miratimin e rezolutës.
Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë vazhdimisht thirrje Qeverisë së Kosovës që të gjejë mënyra për mbajtjen e zgjedhjeve serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përsëritur disa herë se Kosova nuk dëshiron t’ua pamundësojë të drejtën e votës qytetarëve të Kosovës me dyshtetësi, por që nuk mund të veprohet në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit.
Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, dhe prej vitit 2011 është e angazhuar në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./rel/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Sa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën