Autoritetet në Kosovë nuk kanë informacione se sa është vlera e investimeve ndërkombëtare në katër komunat veriore, të banuara me shumicë serbe.
Ato madje nuk kanë as informacione për numrin e kompanive të huaja dhe në cilët sektorë investohet më shumë në atë pjesë.
Kështu të paktën thotë ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hikmete Bajrami.
Në një intervistë me Radion Evropa e Lirë, gjatë fundjavës së kaluar, ministrja Bajrami tha se gjendja politike ka ndikuar që investitorët mos të interesohen shumë për atë pjesë.
“Tani t’ju them të drejtën që për disa investime konkrete që kanë përfunduar edhe mund të dijë edhe lokacionin e tyre. Ka investitorë të cilët edhe mund të kenë investuar në veri, por nuk kam informata që të them se ‘X’ kompania ka investuar në veri. Janë disa investime që kryhen atje, por ndoshta edhe për shkak të situatës, gjendjes komplet politike investitorët nuk ka pyetur asnjëherë”.
“Ata (investitorët), zakonisht kur vijnë dhe kanë takime me ne, interesohen se si janë politikat fiskale, si është rasti tek mbrojtja e tyre, interesohen për asetet e ndryshme”, ka thënë Bajrami.
Edhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, thonë se në bazë të kontakteve me investitorët e huaj kanë kuptuar se ka interesim nga disa kompania nga Serbia, Rusia dhe Kina për të investuar në atë pjesë, por nuk kanë informacione a janë realizuar apo jo.
Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit për Radion Evropa e Lirë ka thënë se mos zbatimi i ligjit në gjithë territorin e vendit dhe procesi i dialogut të stërzgjatur ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, ka bërë që të mungojnë informacionet për investime dhe zhvillim ekonomik për autoritet shtetërore por edhe subjektet ekonomike në atë pjesë.
“Me këtë dialog që me vite të tëra po zgjatë, pjesa e veriut të Kosovës, dalëngadalë po e bënë shkëputjen nga Kosova. Dhe kjo e vërteton faktin se institucionet dhe qeveria e Kosovës nuk kanë shënime se çfarë ndodh atje më investimet e huaja”.
“Atje përpos qeverisë së Serbisë edhe disa kompani që janë të lidhura në mënyrë direkt dhe indirekte me kompanitë e Rusisë investojnë dhembajnë aktive atë pjesë të popullatës. Prandaj, rendi dhe ligji atje mungon”, ka thënë Shahini.
Përderisa nuk ka informacione se nga cilat shtete ka investitorë të huaj, në komunat veriore të Kosovës, Serbia vazhdimisht ka realizuar një numër projektesh.
Kohëve të fundit qeveria e Serbisë, ka paralajmëruar realizimin e projektit ”Lugina e Diellit” që përfshinë ndërtimin e 300 shtëpive, ku mendohet të vendosen rreth 1 mijë e 500 banorë, aktualisht të zhvendosur në Serbi.
Muajin e kaluar, gjatë vizitës së presidentit të Kinës, Xi Jinping, në Beograd, ai u zotua se do të jap donacione prej rreth 2.4 milionë euro për projektin “Lugina e Diellit”.
Ndryshe, në Kosovë të hyrat vjetore mesatare të investimeve të huaja, sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, gjatë periudhës 2009-2013 kanë qenë 400 milionë euro, por, që shënuan rënie në vitin 2014, dhe atë në vetëm 151 milionë euro. Derisa, në vitin 2015 investimet e huaja kanë qenë rreth 320 milionë euro.
Sidoqoftë, autoritetet shtetërore në Kosovë që nga viti 2013 kanë krijuar një Fond Zhvillimor për veriun e Kosovës, ku deri më tani janë grumbulluar 10 milionë euro nga dy pikat doganore në atë pjesë.
Nga kjo shumë, 6 milionë euro, janë në proces të realizimit të projekteve të ndryshme. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Super Viva sjell "Ofertën që ta gëzon zemrën" për Ramazan!

Bie në mënyrë drastike çmimi i kriptovalutës së Melanias - gjithçka duket si mashtrim i madh

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Zgjidhje natyrale për kapsllëkun – Sekreti i influenceres Rina Sahatçiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet