LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Kosovës ndau para për 6 media që nuk janë anëtare të KMShK-së

Qeveria e Kosovës ndau para për 6 media që nuk janë anëtare të KMShK-së

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përkatësisht Zyra për Çështje të Komuniteteve, ka publikuar më 10 korrik 2023 një listë me emrat e organizatave joqeveritare dhe mediave, të cilat kanë përfituar mbështetje financiare për projektet ose programet për ngritjen e nivelit të punësimit të pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë.

Lista përmban ndarjen e tri kategorive, dy prej të cilave me listë të OJQ-ve që përfituan subvencionim dhe një kategori tjetër me media.

Ndarja e parasë për OJQ-të dhe mediat u tha se po bëhet për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve jo-shumicë në Kosovë.


Në listën që e publikoi ZKM-ja janë 6 media që kanë përfituar nga thirrja e 31 majit 2023. Por, asnjëra nga mediat në këtë listë nuk është anëtare e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), organ ky vetërregullues i mediave online në vend.

KALLXO.com ka verifikuar nëse mediat që përfituan nga kjo thirrje janë pjesë e KMShK-së, por asnjëra nga 6 mediat përfituese nuk është në listën e anëtarësisë.

Mediat online që përfituan nga kjo thirrje janë: SH.I.M. Kosovahaber, Utilis, Dardana Press, Connection Media, Gazeta Scanner dhe Prosperiteti.

Portali ka dërguar pyetje në adresë të Zyrës për Media të ZKM-së, për të kuptuar se pse u ndanë para mediave që nuk janë anëtare të KMShK-së, por deri në publikimin e këtij lajmi, ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Lista e plotë e OJQ-ve dhe mediave që përfituan para nga Qeveria:

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori