Qepa e re, e kuqe, e bardhë! Cila është më e mirë? Çdo varietet shkon me ushqime të caktuara, kështu mund ta bëni zgjedhjen!

Secila qepë siguron përbërës esencial ushqyes dhe probiotikë për shëndetin e përgjithshëm të organizmit. Kur është fjala për shijen, qepa e verdhë është më e përshtatshme dhe me të ka shumë pak shanse që të gaboni. Mirëpo, ekziston edhe një shenjë të cilën mund ta ndiqni me rastin e zgjedhjes së qepës të cilën do ta përdorni në gjellë – zorrët tuaja.
Disa njerëz kanë probleme me tretjen, sepse hanë lloje të caktuara qepësh. Pos tretjes, disa mbase më mirë është të hanë qepën e zier ngadalë sesa qepët e reja të prera në copë. Nëse pas ngrënies së llojit të caktuar të qepës ndieni fryrje të stomakut apo ju mundon tretja, atëherë mbase ai lloj varieteti apo mënyra e zierjes nuk janë për ju.
Qepa është zgjedhje e shkëlqyeshme e përbërësve ushqyes. Pa marrë parasysh cilin lloj e keni zgjedhur, çdo lloj përmban një dozë të mirë antioksidanti. Të gjitha varietetet përmbajnë flavonoide, të cilat luftojnë kundër radikaleve të lira dhe njihen si kuercetin.
Është treguar që kuercetina ndihmon shëndetin kardiovaskular, mbron potencialisht nga disa lloje të kancerit dhe ul shtypjen e gjakut dhe kolesterinën. Qepa është burim i mirë i probiotikëve, të cilët ushqejnë bakteret e mira në zorrë. Qepa e kuqe përmban antociane e fitokimikate, të cilat ia japin nuancën e kuqe. Kjo do të thotë që qepa e kuqe përfundimisht është “më e shëndetshmja”, por me siguri ka edhe disa shtesa të përbërësve ushqyes. Çdo qepë siguron përbërës esencialë ushqyes dhe probiotikë për shëndetin e tërësishëm.
Pesë lloje – pesë qëllime

Qepa e kuqe: ka shije të shijshme kur piqet në prush, por mund ta hani të gjallë, në sandviçë ose me qebapë. Qepët e kuqe janë të mira për sallata dhe turshi.
Qepa e zakonshme: ky varietet është standard kur përgatisni supë, salca dhe gjellë tradicionale.
Qepa e verdhë: këtë qepë më së shumti përdoreni në gjellë, siç janë perimet dhe mishi i pjekur.
Qepa e ëmbël: ka shije të shkëlqyeshme kur karamelizohet dhe përdoret për ushqime kulmore apo në marmelata me qepë.
Qepa e re: mund ta përdorni në mënyra të ndryshme – ta përzieni në supa, sallata, lyerje, salca apo ta hani të gjallë.
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës