Një i moshuar në Lezhë përfundoi në spital, pasi u sulmua dhe u kafshua nga qentë endacakë.
Incidenti u regjistrua pak ditë më parë në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit”, ndërsa pre e sulmit ra Pal Pepaj. I moshuari tregon se ka qenë në shoqërinë e dy personave të tjera kur qentë ju vërsulën dhe e kafshuan në këmbë duke e rrezuar dhe lënë pa ndjenja.
Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga ngjarja, 90-vjeçari ende nuk mund të lëvize për shkak të plagëve të shumta në këmbën e majtë.
Kjo është e disata herë që qytetaret në Lezhë sulmohen dhe kafshohen nga qentë endacake, ndërsa Bashkia për vitin 2024 ka marrë angazhim buxhetor që të trajtohen rreth 392 qen endacake, ku parashikohet, monitorimi kapja e transporti i tyre si dhe kryerja e të gjitha procedurave të tjera, siç janë vaksinimi dhe sterilizimi i qenve, raporton Shqiptarja.com.
Ky proces i cili po kryhet në bashkëpunim dhe me një vullnetar të dhënë pas kafshëve ka nisur prej disa ditësh dhe situata është përmirësuar, por problem mbetet sjellja e këtyre kafshëve nga zona të tjera. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Publikohen mesazhet e anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së: Akuzat për vjedhje votash në diasporë

Familja Muçiqi fal gjakun pas aksidentit tragjik në Fushë Kosovë

“Burgim dhe ndalim të përhershëm”, Ambasada amerikane në Shqipëri paralajmëron aplikantët e vizave për në SHBA

Projekt shqiptaro-zviceran, vaji i ullirit nga zona e Elbasanit bën histori

Më 14 prill fillon "One Stop Shop" në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane