Miqësia e ‘bulldoges’ amerikane Gemma Louise dhe fqinjit të saj, Rocky është aq e fortë sa as një gardh nuk mund t’i ndalojë.

Të dy qenushët janë kaq të vendosur të luajnë së bashku, sa vendosën të gërmojnë një tunel për t’u takuar.


Pronari i Gemmës ka filmuar çiftin e ëmbël në veprim, dhe videoja shpejt u bë virale, raporton Pet Helpful.

@missgemmalou soon enough the tunnel will be complete and we can have playdates all day long!! #gemmalou #americanbully #dogsoftiktok #dogs ♬ original sound - Gemma Louise

Në regjistrimin e publikuar më 17 nëntor, shihet Gemma Louise duke gërmuar me përkushtim nga njëra anë e gardhit, ndërsa nga ana tjetër i ndihmon miku i saj më i mirë, Rocky.

Edhe pse vrima është thuajse e vogël për të kaluar hundën, entuziazmi i saj është ngjitës. Mënyra se si përpiqet të kalojë përmes hapjes së vogël dëshmon sa shumë i mungon miku i saj.

Videoja ka mahnitur përdoruesit e rrjeteve sociale, dhe shumë prej tyre kanë ofruar edhe zgjidhje praktike. /Telegrafi/