Qentë që dukeshin të parrezikshëm sulmuan një qengj, i cili më pas ngordhi
Dy qen, që në pamje të parë duken të parrezikshëm, sulmuan për ngordhje një qengj pasi u larguan nga pronarët e tyre në Penygroes, Uellsi i Veriut.
Qentë hynë në një arë aty pranë dhe sulmuan delet, duke lënë një qengj të plagosur rëndë që më pas ngordhi.
Ngjarja e rëndë u filmua nga një fermer që ndodhej në zonë dhe njoftoi menjëherë pronarin e deleve.
Policia ka paralajmëruar pronarët e qenve se të gjitha racat mund të paraqesin rrezik për bagëtitë.
Ekipi i krimeve rurale të Policisë së Uellsit të Veriut tha se sulmet e tilla janë “shumë të zakonshme” dhe bëri thirrje që qentë të mbahen gjithmonë në lidhëse kur ndodhen në fshat.
Rasti është zgjidhur falë bashkëpunimit të policisë dhe përfaqësuesve të Unionit të Fermerëve të Uellsit. /Telegrafi/






























