Qentë e Sharrit të Dritan Frrokut nga Puka – një nga kultivuesit më të mëdhenj në shqiptari

Po bëhen 27 vite që ai është dashuruar në Qenin e Sharrit dhe që nga ajo kohë njihet si një nga kultivuesit më të mëdhenj të kësaj race në trojet shqiptare. Është ky Dritan Frroku nga Puka, i cili në fermën e tij mban më shumë se 50 qenë të kësaj race.
Dashuria për këtë racë i lindi nga rrëfimet e gjyshit, të cilat më vonë i ktheu në realitet. Për këtë ai falënderon edhe barinjtë e Kosova për ruajtjen e kësaj race ndër breza.
“Dardania, djepi i shqiptarisë. Sot Shqipëria duhet të krenohet”, thotë Dritan Frroku, kultivues i Qenit të Sharrit.
Për Qenin e Sharrit ai shprehet: “Munesh me vra, po jo me nda. Jetën e jep për pronarin.”
“Është luan, nuk është qenë. As ujkun e as arushën nuk e len. Qeni i Sharrit është pasaportë e popullit shqiptar”, thotë ai.
Frroku shpenzon afro 150 kilogramë mish në ditë vetëm për t’i ushqyer qentë e tij. Ndërsa një këlysh i kësaj race kushton nga 500 deri në 600 euro.
“Bukë është gjynah me i dhanë – mos e mbaj ma mirë. Dhjetë ditë hanë pula, dhjetë ditë mish viçi…”, tregon Frroku.
Ai kritikon edhe ata që bëjnë përzierjen e Qenit të Sharrit me raca të tjera si Kangal apo Alabai, por edhe ata që i përdorin këta qen për luftëra. /KlanKosova/
- YouTube www.youtube.com




















































