LAJMI I FUNDIT:

Qeni me ‘skateboard’, thyen një rekord të Guinness

Qeni me ‘skateboard’, thyen një rekord të Guinness

Një qen i talentuar kaloi me ‘skateboard’ nëpër një tunel të krijuar nga 40 persona që qëndronin me këmbët e hapura për të thyer një rekord të Guinness World Record.

Coda, qeni që i përket trajneres japoneze të qenve Satomi Asano, thyen rekordin për tunelin më të gjatë njerëzor që kalon një qen mbi ‘skateboard’, në setin e serialit italian të TV-së Lo Show Dei Record.

Rekordi i mëparshëm, prej 33 personash, ishte vendosur nga një qen japonez i quajtur Dai Chun në vitin 2017.


Asano, një trajnuese profesionale qenësh, tha se qëllimi i saj është të trajnojë qentë duke përdorur forcimin pozitiv dhe të inkurajojë pronarët e qenve që të shmangin dënimin dhe forma të tjera forcimi negativ. /Telegrafi/