Në rrjetet sociale janë duke qarkulluar video të shumta të një qeni i cili po konsiderohet si qeni më i famshëm në botë.

Bëhet fjalë për qenin e quajtur King Charles, i cili në mënyrë unike ka arritur të jetë i pari në “mbretërinë” e tij, transmeton Telegrafi.


Pavarësisht se rrethohet nga qentë e racave dhe madhësive të ndryshme, ai vazhdon të jetë “mbreti” për shkak të qasjes që e ka me të tjerët.

E sa herë që tufës i bashkohet ndonjë qen i  ri apo tenton të tregoj “muskujt” duke sulmuar ndonjë prej tyre – është King Charles që i afrohet me qetësi dhe arrin ta vë edhe atë nën kontroll.

Derisa i afrohet edhe qentë që janë më të mëdhenj se ai, e me raste edhe dy herë më gjigant, i përkulen dhe assesi nuk marrin guximin t’i kundërvihen. /Telegrafi/

@dylan.page

The most respected leader in the world right now… 😤